“Letra e Zotit” shitet rreth 3 milion Dollarë në ankand

Është shitur për 2.89 milion Dollarë ajo që ka marrë emrin si “Letra e Zotit” e Albert Einstein në ankandin e “Christie’s” në New York.

Një shifër rekord, e cila shkoi shumë larg vlerësimit fillestar prej 1,5 milionë Dollarë. Është vetëm një faqe e gjysmë, shkruar në gjermanisht nga shkencëtari fitues i çmimit Nobel dhe ku fjala “Zot” përmendet vetëm një herë.

Por në këto rreshta shumë të sinqertë, fituesi i çmimit Nobel ballafaqohet me konceptin e fesë dhe shihet si deklaratë kyçe në debatin midis shkencës dhe fesë.

“Fjala Zot nuk është për mua asgjë tjetër, përveçse shprehës dhe produkt i dobësive njerëzore. Bibla është një koleksion legjendash të nderuara, por akoma primitive. Asnjë interpretim, pavarësisht sa delikat, nuk mund të ndryshojë gjë në lidhje me këtë”.

Letra u shkrua në 1954 nga babai i relativitetit, vetëm një vit para vde.kjes së tij, teksa i drejtohej filozofit gjerman Eric Gutkind, si përgjigje ndaj një prej veprave të tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...