Princi i Kaltër për një grua është biri i saj

Në botën e përrallave kemi parë gjithnjë gruan në kërkim të princit të kaltër, i cili e bën të përjetojë një ëndërr dhe që e trajton si një princeshë të vërtetë.

Në botën ‘reale’, përralla pëson disa modifikime, por personi me të cilin dashurohemi mëshiron paksa ‘princin e kaltër’.

Edhe pse marrëdhënia mund të jetë e qëndruehsme, do duhet të ndërgjegjësohemi për realitetin, apo për faktin se dashuria mund të mbarojë një ditë, apo të ndryshojë.

Atëherë, princi i kaltër ekziston vetëm në përralla? Jo. Për mamatë, princi i kaltër i vërtetë është biri i saj.

Nuk është çështja për të patur djalë apo vajzë për fëmijë, pasi është normale që çdo grua ta jetojë mëmësinë në mënyrën e saj, sipas gjinisë së fëmijës.

Por, në rastin e fëmijëve djem, gruaja do ushqejë një ndjenjë që i ngjan shumë dashurisë në përralla për princin e kaltër.

Mbi birin e saj, një grua do projektojë atë aureolë xhentilese, transparence shpirtërore, ndershmërie, e cila rrethon figurën e princit në botën e përrallave.

Pikërisht me birin e saj, një grua do ndjejë vërtet emocionin se është e lidhur me një krijesë, nga e cila nuk do tradhëtohet kurrë, ashtu siç do donim të ishte edhe në jetë.

Me një fëmijë, një nënë do mrekullohet me dy sy të mëdhenj që e shohin me vëmendje, që i buzëqeshin, që, edhe pa i folur, do e bëjnë të ndihet e çmuar si grua, për faktin se e ka ‘nxjerrë në dritë’ dhe se e mban në jetë falë ushqimit të trupit të saj dhe përkujdesjeve.

me siguri, dashuria mes birit dhe nënës është shumë afër ideales që kemi krijuar në mendimet tona për dashurinë pa kushte.

Ky ‘burrë i vogël’ mbush ditët e një gruaje me dashuri, qetësi dhe sfida.

Do nisë të rritet shpejt dhe në atë pikë, nëna do e mësojë të hedhë hapat e parë vetë drejt jetës, por duke e ditur gjithnjë se do ketë një vend të veçantë në zemër.

Nuk do ketë pendesa. Nëna do jetë e ndërgjegjshme se ka lindur një krijesë që e ka shpëtuar dhje i ka dhënë të kuptojë sa e bukur është jeta.

Ja përse mund të themi se për çdo nënë, të ketë një fëmijë mashkull është si të ketë gjetur ‘princin e kaltër’, përgjithmonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...