PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA, META APEL INSTITUCIONEVE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, shkruan se institucioni që ai drejton ofron mbështetje të plotë për këtë kategori.

 

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se ndihet i kënaqur që ekziston një rampë për ta në Presidencë.

 

 

Presidenti nuk ngurron t’i bëjë një apel dhe institucioneve të tjera, që të ndërtojnë lehtësime për këtë kategori, në mënyrë që të kenë një akses sa më të plotë.

 

 

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

 

 

I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t’i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to”, shkruan Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...