5 objektet më të pista që gjenden në zyrë dhe na “sëmurin” çdo ditë

Në ambientet e punës të gjithë ne kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Është tepër e rëndësishme që ambienti që na rrethon të jetë i pastër, jo vetëm në shtëpi, por edhe në zyrë, në tavolinën tonë të punës dhe në gjithçka që na rrethon.

Higjiena është tepër e rëndësishme për një shëndet të mirë të secilit prej nesh. Por cilat janë 5 objektet më të pista që gjenden në zyrën tonë dhe konsiderohen si një burim serioz i sëmundjeve.

1-Mausi i kompjuterit

Kjo nuk është një surprizë pasi një maus është një nga mjetet më të përdorura në zyrë, që preket jo vetëm nga ju, por edhe persona të tjerë që mund të kenë nevojë të përdorin kompjuterin tuaj. Prandaj sigurohuni ta pastroni të paktën çdo 2 ditë.

2-Tualeti

Ndoshta keni menduar se do të renditej në vend të parë, por është vlerësuar se ka një nivel mesatar të papastërtisë. Kjo nuk do të thotë se duhet të uleni mbi ndenjësen apo të mos e pastroni sa herë që është e mundur.

3-Makineta shitëse

Nëse jeni me fat që keni një makinë shitëse në zyrën tuaj, keni vënë re se sa e zënë është. Gjithë ata gishta që kanë shtypur aq shumë butona nuk përbëjnë një sipërfaqe higjienike. Ekspertët raportojnë se 21% e të gjitha butonave kanë një predispozitë të lartë për përhapjen e sëmundjeve.

4-Tastiera

Tastiera është një nga objektet më të papastër. Duhet të tregoni kujdes duke larë duart pasi përfundoni punë me përdorimin e saj. Dhe, nëse jeni duke konsumuar ushqime dhe ju bie diçka në tastierë, i bëni vetes një favor nëse nuk e hani atë.

5-Rubineti

Çezmat e lavamanit janë një vendstrehim për bakteret. Shumica e njerëzve e përdorin pasi kanë prekur enët e pista apo ushqime të ndryshme. Mikrobet janë shumë të përhapura dhe në këtë mënyrë i mbajmë gjithë kohës pranë vetes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...