16 thëniet e dashurisë nga poeti i madh Dritëro Agolli

Poeti dhe shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli ka lënë shumë vargje të cilat flasin për dashurinë, e atdheun. Agolli përmes poezive të tij u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë njerëzore.

Shkodra.info sot po ju përcjellë gjashtëmbëdhjetë thënie të Dritëro Agollit mbi dashurinë, të cilat janë postuar nga e bija e poetit, Elona Agolli.

1. Dashuria nuk i dhuron , por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme , por i përjetshëm mbetet çasti.

2. Bilbili i këndon dashurisë, pa e sharë kurrë.

3. Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë , por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit .

4. Dashuria nuk mësohet në kurse profesionale .

5. Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi.

6. Për mua gruaja është një krijesë me rroba të endura prej bari, uji dhe ere.

7. Dashuria dhe arti nuk bëhen me urdhër, ashtu siç nuk bëhet me urdhër teshtima.

8. Dashuria është e para laureshë , që këndon në mëngjesin e rinisë sonë.

9. Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti .

10. Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.

11. Ai që e ndjek dashurinë dhe nuk e pushton , nuk plaket .

12. Dashuria e bën qiellin të vërtitet në kokë si portokall.

13. Dashuria deri më sot nuk njeh plan që të plotësohet qind për qind.

14. Burri është zbulues, gruaja mbrojtësja e zbulimeve.

15. Dashurinë e zmadhon fisnikëria dhe e zvogëlon meskiniteti.

16. Dashuria e parë është një provim për të hyrë në dashurinë e vërtetë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...