RREZIKU NGA NDËRTESAT E VJETRA NË SHKODËR

Lënia në harresë e disa prej ndërtesave të vjetra në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës po krijon dita-ditës rrezik për kalimtarët e shumtë.

Dhjetra prej tyre në shumë zona janë amortizuar totalisht. Pronarët, por edhe vetë shteti duket se i kanë lënë në mëshirë të fatit përballë gërmadhave. E njëjtë është situata edhe në disa ndërtesa pranë sheshit “Isa Boletini”.

Kohë më parë në këtë zonë, institucionet përgjegjëse bënë një shëmbje të kontrolluar të një pjese të ndërtesës, por jo mjaftueshëm pasi rreziku vijon të jetë prezent.Pavarësisht rrezikshmërisë, situata nuk ka gjetur zgjidhje, kjo edhe për faktin se pjesa më e madhe e këtyre objekteve të amortizuara janë prona private.

Megjithatë, askush nuk është kujdesur për vendosjen e mbrojtëseve anësore, të paktën sa për të shmangur dëmtimet që mund të pësojnë kalimtarët e rastësishëm.

Në nëntor të vitit 2014, njëra prej ndërtesave në zonën muzeale të Gjuhadolit u shemb pjesërisht, ku një kalimtar mori plagë të rënda në kokë.Shirat dhe lagështira mbeten dy elementët kryesorë që ndër vite kanë ndikuar në shembjen e këtyre ndërtesave duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.

Përtej rrezikut të vazhdueshëm, mungesa e investimeve në këto ndërtesa po luan rol të rëndësishëm në humbjen e një pjesë të vlerave historike dhe kulturore të qytetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...