Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, është emëruar në një detyrë të re, atë të ekspertes së OSBE-së në Malin e Zi.
Gjatë ditës së sotme, Topalli ka zhvilluar një takim kryetaren e komisioni Legjislativ Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç.
Topalli vjen në këtë detyrë pas një karrierë të gjatë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtuese e PD në qarkun Shkodër, poste që me vendosjen e Bashës në krye të PD, Topalli nuk i ka më.
Ajo njihet si një nga kritiket më të ashpra të kryedemokratit, dhe prej muajsh ajo ka qëndruar e paangazhuar në çështjet e politikës aktive.