Lodra e varfanjakut

Dua t’ju jap idenë e një dëfrimi të pafajshëm. Ka kaq pak argëtime që nuk janë të dënueshme! Kur të dilni në mëngjes me dëshirën për të bredhur nëpër shëtitoret e mëdha, mbushni xhepat me shpikje të vogla njëqindarkshe

-si për shembull, figurina që mund t’i lëvizësh me anë të një fijeje, farkëtarë që rrahin kudhrën, një kalorës mbi kalë, bishti i të cilit është një bilbil, dhe përgjatë kabareve, në rrëzë të pemëve, tregojuani fëmijëve që takoni, fëmijëve të panjohur dhe varfanjakë.

Do të vini re se si sytë e tyre zmadhohen pa masë. Në fillim nuk do të guxojnë t’i marrin; do të druhen ta besojnë lumturinë e tyre. Pastaj duart e tyre do ta mbërthejnë me shpejtësi dhuratën, dhe ata do të ikin me vrap, si macet që shkojnë ta hanë larg jush copën që iu keni dhënë, sepse kanë mësuar që të mos i zënë besë njeriut.

Në një rrugë, prapa gardhit të një kopshti të madh. në fund të të cilit shndriste bardhësia e një kështjelle gjithë hijeshi të rrahur nga dielli, qëndronte një fëmijë i bukur e plot freski, i veshur me ca rroba fshati të spitulluara.

Luksi, moskokëçarja dhe kamja e përditshme i bëjnë këta fëmijë aq të bukur, sa që duken sikur janë mbarsur nga një tjetër lloj brumi prej atij të fëmijëve të mediokritetit apo të varfërisë.

Pranë tij shtrihej mbi bar një kukull e mrekullueshme, po aq e freskët sa i zoti, e llustruar, e praruar, e veshur me një fustan të purpurt, dhe e mbuluar me pupla dhe stringla. Por fëmija nuk ia varte lodrës së tij të preferuar, dhe ja se ç’shikonte:

Nga ana tjetër e gardhit, mbi rrugë, midis gjëmbaçëve dhe hithrave, qëndronte një fëmijë tjetër, i pisët, varfanjak, i zi si bloza. një nga ata camërdhok’e’t leckamanë, tek të cilët vetëm një sy i paanshëm mund ta diktonte bukurinë, ashtu si syri i njohësit të vërtetë që e njeh një pikturë ideale edhe nën një shtresë lustre karrocash, nëse e pastronte nga zgjyra e neveritshme e mjerimit.

Përmes atij gardhi simbolik që ndante dy botë të ndryshme. rrugën e madhe dhe kështjellën. fëmija i varfëri tregonte fëmijës së pasur lodrën e tij, që ky i fundit e qurte gjithë lakmi, si të ish një send i rrallë dhe i paparë.

Por ajo lodër, që pisanjosi i vogël e ngacmonte, tundte dhe shkundte në një kafaz, ishte një mi i gjallë! Prindërit e tij me siguri për të kursyer, e kishin nxjerrë lodrën nga vetë jeta.

Dhe të dy fëmijët i buzëqeshnin njëri-tjetrit vëllazërisht, me dhëmbë barabar të bardhë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...