Në mesazhin e tij, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan shkruan se vendi i tij i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në mesazhin e tij shumë miqësor për festën e 106-vjetorit të Pavarësisë shkruan se vendi i tij i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe që burojnë nga lidhjet e miqësisë dhe të vëllazërisë.
“Lidhjet janë të mbështetura në historinë tonë të përbashkët. Janë për t’u vlerësuar sukseset e vendit tuaj në integrimin evropian dhe në zhvillimin ekonomik. Ne e ndjekim me kënaqësi kontributin e
këtyre sukseseve, si për vendin Tuaj ashtu edhe për stabilitetin në Ballkan,”-thotë Erdogan.