“PAVARËSIA” BËN BASHKË RAMËN DHE METËN

Me rastin e ditës së Pavarësië, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta, shoqëruar dhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, bashkë me personalitete të tjera të politikës shqiptare, janë bërë bashkë në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së flamurit.

 

 

Ceremonitë zyrtare kanë bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta të cilët kanë vendosur kurora me lule, ndërsa kanë marrë pjesë edhe anëtarë të kabinetit qeveritarë e deputetë.

 

 

Pjesë e homazheve ka qenë edhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. Me rastin e kësaj feste, ka reaguar i pari kryeministri Edi Rama, i cili ka uruar shqiptarët me një foto nga takimi me kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj me duart mbi flamurin kuqezi.
Pas Ramës ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili ka uruar shqiptarët me rastin e kësaj feste.

 

 

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me anëtarët e grupit parlamentar të PD, kanë zhvilluar festime të ndarë. Shifrat duket se janë fobia e Lulzim Bashsë.

 

 

Edhe sot në Ditën e Flamurit, kryetarit demokrat nuk i ka shpëtuar një gafë kur ka ngatërruar datën e ngritjes së flamurit në Krujë e cila përkon me çlirimin nga pushtuesit osmanë.

 

 

Nga “Varrezat e Dëshmorëve” në kryeqytet, Basha u shpreh se sot nderojmë flamurin e Kastriotëve, sipas tij i ngritur në Krujë në 28 nëntor të vitit 1944. Kreu demokrat e korrigjon shpejt, por sërish nuk e ka gjetur të saktë, duke gabuar sërish…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...