Në kuadër të zbatimit te projektit (Përgatitje e mjeteve mbështetëse për menaxhimin e Ujrave të Përdorura), përfaqësues te tij zhvilluan një takim pune në Bashkinë e Shkodrës për ecurinë e projektit, fazat e implementuara dhe aktivitetet për periudhën e ardhshme në zbatim.
Gjatë këtij takimi u prezantuan efektet e trajtimit të ujërave të përdorura në lumin Drin dhe në lumin Buna, si dhe u diskutuan skenarë të ndryshëm të ndërhyrjeve të mundshme, përmes ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujrave të përdorura dhe ndikimeve që do të kenë.
Në këtë takim u prezantuan zgjidhje përsa i përket menaxhimit të ujrave të shiut, duke integruar në këto skenarë disa zgjidhje të këtyre situatave.
Shkëmbimi i ideve dhe opinioneve të ndryshme në këtë takim ishte një tjetër element i rëndësishëm për zhvillimin e projektit dhe krijimin e sinergjisë midis aktorëve të ndryshëm sikurse KFË dhe BE,
të clitët janë të angazhuar në mbeshtetjen e Bashkisë Shkodër për menaxhimin e ujrave, trajtimit të tyre si dhe problematikave të përmbytjeve.