8-vjeçarja mesazh për doktorin që i shpëtoi jetën | Video

Përgjatë këtyre viteve kanë qenë të shumta rastet e ndërhyrjeve në zemër, që doktor Altin Veshti ka kryer veçanërisht te fëmijët, madje edhe tek të porsalindurit.

Pikërisht 8 vite më parë në programin drejtuar nga Rudina Magjistari është trajtuar historia e një çifti, të cilët sapo ishin bërë prindër, por që u përballën me lajmin e vështirë se vajza e tyre e sapolindur kishte probleme të mëdha në zemër.

Doktor Altini sëbashku me ekipin e mjekëve të specializuar kryen për herë të parë në Shqipëri ndërhyrjen në zemër tek një bebe 9-ditëshe.

Një operacion, i cili rezultoi me sukses dhe arritën të korrigjojnë problemin në zemër të vogëlushes. Në shenjë mirënjohje, por edhe falenderimi për doktorin, i cili kishte humbur një motër me të njëjtën epikrizë, çifti vendosi ta quajë vajzën Arjeta.

Sot pas rreth 8 vitesh, Arjeta përmes një mesazhi ekskluziv në emisionin “Rudina”, falenderoi doktor Altinin.

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Arjeta, jam 8 vjeç. Kam bërë një operacion në zemër, por tani vazhdoj jetën shumë mirë. Falenderoj doktor Altin Veshtin”, tha në videomesazh Arjeta.

Pas videomesazhit mjeku tha se falë asaj ndërhyrje Arjeta vazhdon normalisht jetën. “Falë atij operacioni i kemi dhënë jetën një fëmije që sot nuk do të ishte”, tha mjeku.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...