BARDHANJOR, BANORËT NË PROTESTË: BRAKTISIM ZGJEDHJET

Ndonëse një ditë me shi kjo gjë nuk i ka penguar banorët e fshatit Bardhanjor të njësisë Rrethina të protestojnë për rrugën në të cilën nuk është vënë dorë prej vitesh dhe për mungesën e shërbimit shëndetësor.

Ata deklaruan se rruga është e amortizuar prej 30 vitesh por askush nuk ndërhyn për rregullimin e saj.Banorët kanë kërcënuar se nëse nuk merren masa do bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme vendore.

Aksi Bardhanjor-Rrenc nis që nga kryqëzimi i fshatit Bardhaj me gjatësi 4.8 kilometër.Ndërkohë janë asfaltuar 700 metrat e para të kësaj rruge me fondet e Bashkisë Shkodër dhe Prefekturës së Qarkut.

Mirëpo banorët kërkojnë që puna të vijojë edhe për pjesën tjetër që ka mbetur në gjendje të mjerueshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën...