“10% E TË ARDHURAVE DITORE SHKOJNË PËR 1 LITËR NAFTË”

Nafta vazhdon të bjerë në tregjet ndërkombëtare duke shënjuar çmimin 50,42$/fuçi, që do të thotë përafërsisht 0.31 cent për një litër naftë. Gjasat janë që kjo rënie të vazhdojë ndërsa nafta do të shitet edhe më lirë apo së paku jo në çmimet e mbi 80$/fuçi në bursë.

Por, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartët në Europë.Nëse 1 litër naftë në burse shitet me 0.31 cent ndërsa në Shqipëri një litër naftë shitet 182 lekë (1.66$).

Kjo do të thotë që një familje me të ardhura mesatare prej 50 mijë lekësh në muaj i duhet të shpenzojë 10.8% të të ardhurave ditore për 1 litër naftë. Ndërkohë që vende me të ardhura shumë herë më të larta se Shqipëria i duhet të shpenzojë më pak se 4% të të ardhurave ditore.

Strumbullari i gjithë kësaj mbetet si përherë qeveria.Falë investimit të qeverisë dhe ministrit të financave dhe ekonomisë për rritjen e taksës së qarkullimit si dhe taksave dhe tarifave të tjera nafta po shtrenjtohet artificialisht dhe sot 60% e çmimit janë taksa.

Ndërkohë që koston shtesë të këtyre rritjeve e mban mbi supe qytetari në të gjitha mënyrat e mundshme.Prandaj, në Shqipërinë e tepsisë sa herë që çmimet e naftës bien në bursë nuk reflektohen, pasi këtu taksa e shtetit u merr shqiptarëve 10% të të ardhurave ditore për një litër naftë. Sot kemi çmimin më të lartë të karburantit në rajon!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...