Pse gruaja ime ka më shumë rëndësi sesa fëmijët!

Shkrimtari dhe babai i disa fëmijëve, Mike Berry, shpjegon në blogun e tij pse gruaja ka rëndësi për të më shumë sesa fëmijët e tij dhe pse kjo ide duhet të miratohet nga çdo familje.

Artikulli i blogut u bë shumë popullor por dhe ndarës: Disa njerëz kritikuan autorin, ndërsa të tjerët u frymëzuan nga ai, pasi ndryshoi me të vërtetë mënyrën e tyre të të menduarit.

Mike dhe gruaja e tij Kristin po rrisin 8 fëmijë të adoptuar. Ata janë të martuar për 17 vite dhe bëjnë punë sociale aktive me qëllim që t’u vijnë në ndihmë familjeve të tjera.

“Sinqerisht, ne kemi ndjekur këtë rregull për aq kohë sa unë mund të kujtoj. Ne kemi qenë prindër për 15 vite dhe fëmijët kurrë nuk kanë marrë gjithë kohën tonë. Gruaja ime dhe unë kalojmë shumë kohë me fëmijët tanë, por kurrë 24/7.

Ne i duam fëmijët dhe natyrisht, ata luajnë një rol të madh në jetën tonë. Gjithmonë mund të mbështeten tek ne dhe të marrin ndihmën e mbështetjen tonë.

Por përveç fëmijëve, ekziston një “ne”. Marrëdhënia jonë. Kristin dhe unë gjithmonë duhet të sigurohemi që martesa jonë është e fortë dhe e shëndetshme.

Ka disa arsye pse është e rëndësishme dhe këtu janë 4 prej tyre”.

Një martesë e shëndetshme është themeli i shtëpisë
Nuk janë fëmijët ata që mbajnë këtë strukturë kaotike që ne e quajmë familje. Pjesa më e rëndësishme e familjes jeni ju dhe gruaja juaj, burri juaj, partneri juaj.

Ju jeni ata që keni të gjithë përgjegjësinë dhe fëmijët zgjedhin shtigjet e tyre në bazë të shembullit tuaj.

Para fëmijëve, ishim vetëm “ne”
Ne ramë në dashuri, bisedonim në telefon gjatë gjithë natës dhe pastaj vendosëm të ishim së bashku përgjithmonë. Ne ishim në fillim të rrugës dhe filluam gjithë këtë gjë familjare.

Pastaj kishim fëmijët tanë të bukur. Natyrisht, jemi të lumtur që i kemi ato. Por martesa jonë është e shenjtë. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur atë.

Pas tyre, do të jemi sërish “ne”
Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Do të vijë një moment kur fëmijët do të rriten dhe të largohen nga foleja. Unë nuk di për ju, por nuk ka vend në shtëpinë time për një fëmijë 30-vjeçar.

Pra, kur ata largohen nga shtëpia jonë, kanë familjet e tyre prandaj dëshiroj që marrëdhënia ime me gruan time të mbetet aq e fortë dhe intime sa ishte në fillim.

Dhe për të pasur një të ardhme të tillë, ne duhet të punojmë që tani. Marrëdhënia jonë duhet të jetë prioritet. Natyrisht, nuk është aq e lehtë sa duket.

Ne kemi nevojë për të vendosur një shembull të ardhshëm
Siç e kam përmendur më parë, fëmijët na shohin dhe mësojnë prej nesh. Ata bëjnë atë që ne bëjmë dhe na shikojnë në çdo hap.

Dua që martesa jonë të jetë një shembull për ta. Pra, gruaja ime vjen përpara fëmijëve të mi. Ata janë shumë afër, por ende pas gruas sime.

Kur fëmijët shohin se prindërit e tyre e duan njëri-tjetrin, ata janë të sigurt se prindërit i duan ata, por gjëja më e rëndësishme është se ata do të kenë besim në vetvete dhe në botën përreth tyre.

“Kemi orare të çmendura. Ne gjithmonë kemi mungesë të kohës së lirë. Ne e kalojmë gjithë ditën me fëmijët tanë. Dhe kjo është arsyeja pse unë u kërkoj të shkojnë në dhomat e tyre në orën 21:00 çdo mbrëmje.

Kjo është arsyeja pse gruaja ime dhe unë kemi një takim dashurie dy herë në muaj dhe dalim. Sepse ka rëndësi.

Kjo është arsyeja pse gruaja ime vjen përpara fëmijëve të mi”.

A jeni dakord me mendimin e autorit?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...