«Djali im 7-vjeçar nuk e do më jetën, ju lutem mjaft u tallët me të», mesazhi i babait që përloti gjithë prindërit

Për 7-vjeçarin Jackson Bezzant, është bërë e zakonshme të hajë mëngjesin i vetëm, ndërkohë që oborri i prapmë i shkollës gumëzhin nga zërat e fëmijëve. Është një djalë i shkathët dhe gazmor, i pëlqen peshkimi dhe lojërat në natyrë, por nuk mund t’i ndajë pasionet e tij me askënd.

Për të gjithë bashkëmoshatarët e tij, Jackson është përbindëshi që duhet t’i qëndrojnë sa më larg. Bullistat e shkollës e fyejnë, e rrahin, madje një ditë ishin përjekur ta bënin të pinte urinën e tij.

Nëse nuk do të kishin ndërhyrë menjëherë mësuesit, edhe kjo gjë mund të kishte ndodhur. Faji i tij i vetëm quhet sindroma e Treacher Collins, një çrregullim gjenetik që karakterizohet nga deformime kraniofaciale.

I lodhur nga kjo situatë, thashethemet dhe fyerjet në emër të vogëlushit të tij, babai i Jackson, Dan Bezzant vendosi se ishte koha për të mbajtur një qëndrim dhe për të përhapur një mesazh.

” Është vetëm shtatë vjeç dhe ka filluar që tani të flasë për vetëvrasjen. Më thotë vazhdimisht se ndihet vetëm dhe se shokët e shoqet e klasës, por edhe fëmijët në rrugicën ku banojmë, e trajtojnë keq. I gjuajnë me gurë dhe e shtyjnë përdhe, duke e quajtur ‘’përbindësh’’ dhe ‘’djall’’.

Të dashur prindër, fikni telefonat dhe uluni përballë fëmijëve tuaj. Flisni me ta duke i parë drejt në sy, shpjegojuni se bota është e bukur sepse është ndryshe, se njerëzit nuk janë njësoj.

Një shok i tyre mund të ketë lëkurën të bardhë, ndërsa një tjetër të verdhë, sytë më të mëdhenj, apo hundën e shtypur. Flituni fëmijëve tuaj për dhembshurinë dhe dashurinë për tjetrin. Ju lutem, edukojini pasi vetëm në këtë mënyrë djali im do të gjejë paqe. Ai vuan nga sindroma e Treacher Collins.

Ka bërë një ndërhyrje të vështirë kur ishte vetëm 4 vjeç dhe duhet të bëjë akoma në të ardhmen. Ju lutem shpërndajeni këtë mesazh. Kjo nuk duhet të ndodhë asnjëherë dhe askujt”, -përfundon ai.

Postimi i Dan u përhap shumë shpejt dhe familja mori mbështetje nga mijëra njerëz. Të shumë ishin fëmijët që donin të njihnin Jackson-in dhe u bënë miq me të.BURIMI ”POUR FEMME

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...