POSTRIBË, FSHATI I RI PA UJË E PA RRUGË

Kjo është gjendja e kanaleve vaditëse të cilët kanë shterruar nga thatësira.

 

 

Kanali në këtë stinë zakonisht ka qënë i mbushur me ujë ndërsa sic shikohet në pamje në këtë kanal kanë dalë në sipërfaqe të tij vetëm mbeturinat.

 

 

Ky është fakt se si kjo zonë si shumë të tjera në Shkodër po përballet me mungesën e ujit nga thatësira. Ndërkohë amortizimi i rrugës dhe mbushja me ujë e saj në kohë me shi e bën gati të pakalueshme lëvizjen për banorët.

 

 

Rruga është totalisht e amortizuar në të gjithë gjatësinë e saj , ndaj banorët janë angazhuar vetë në mënyrë vullnetare që të mbyllin disa gropa me zhavor.

 

 

Kjo rrugë prej vitesh nuk njeh asnjë investim, teksa pluhuri në verë dhe gropat e ujit në dimër janë sinonim i saj. Banorët i bëjnë apel organeve kompetente të merret me zgjidhjen e problemeve të tyre.

 

 

Premtimet per nderhyrje dhe zgjidhjen e problemeve te kesaj zone, kane qene kryefjale per banoret e Fshatit të Ri, por deri me sot asgje nuk ka ndryshuar.

 

/star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...