Për të tretin vit rradhazi, në pallatin e sportit në Shkodër “Qazim Dervishi” zhvillohet Kampionati i Lojërave me Dorë. Në këtë kampionat të organizuar nga Bashkia Shkodër marrin pjesë nxënës nga 4 gjimnazet më të mira në qytetin e Shkodrës.
Vinifreda Gazulli, përgjegjëse e Sportit pranë Bashkisë Shkodër tregon se në ditën e parë u zhvilluan garat për djem.
Kampionati i lojërave me dorë prej 3 vitesh zhvillohet në kuadër të Javës së Pavrësisë në qytetin e Shkodrës në vazhdën e aktiviteteve të tjera.
Sipas Gazullit, ky kampionat është mirëpritur nga të rinjtë dhe mendohet që vitin e ardhshëm, Kampionati i Lojërave me Dorë të shtrihet në të gjithë qarkun Shkodër.
Bashkia Shkodër në kuadër të javës së Pavarësisë organizon edhe Maratonën e Pavarësisë Ulqin – Shkodër ku do të marrin pjesë profesionistë dhe amatorë nga e gjithë rajoni si dhe një sërë aktivitetesh të tjera.