Kush ka dyshime për shqiptarët? Në Uells ngelen pa fjalë, i riu dorëzon portofolin e humbur tifozit mik

Atëherë, kush ka dyshime ende te shqiptarët dhe i kategorizon në të njëjtin nivel, si njerëz që kërkojnë të përfitojnë sa më shumë në kurriz të tjetrit? Dru të shtrembër ekzistojnë në gjithë botën, pavarësisht se në Shqipëri

janë ata që komandojnë shpeshherë, por edhe ne kemi disa shembuj me të cilët japim leksione.

Ky është rasti më i mirë edhe i një të riu shqiptar, që ka marrë vëmendjen dhe është përgëzuar gjatë nga tifozët e Uellsit.

Një prej faqeve që i kushtohet kësaj Kombëtare, “FSFWalesfanemb”, bën të ditur se një tifoz i Uellsit e kishte humbur portofolin në Shqipëri, ndërsa atje kishte pasur gjithçka.

Nga bileta e kthimit për në vendin e tij, e deri të paratë, që kurrsesi nuk e tunduan të riun shqiptar. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por ai i ka rikthyer tifozit të Uellsit portofolin e tij me gjithçka kishte brenda, pa prekur asgjë.

Komentet e miqëve sigurisht që ishin shumë pozitive, duke përgëzuar personin në fjalë dhe duke u

larguar me përshtypje të mirë nga Shqipëria. /Shqiperia.ch/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...

Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin sa i takon...

Supa Fantastike që Nxit Rënien nga Pesha

Ushqyerja e shëndetshme dhe rënia nga pesha janë të...