Kryemadhi- Ramës: Librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pak më parë në FB duke iu përgjigjur Kryeministrit Rama, lidhur me koston e ndërtimit të unazës së re.

Kryemadhi shkruan se kryeministri është përpjekur të mbrojë oligarkët me çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.

Postimi

Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë oligarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.

Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk.

Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në

xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodër: Digjet kabulli në kabinën elektrike në rrugën “28 Nëntori”

Një incident u regjistrua sot në pedonalen e Shkodrës,...

Zbardhet vjedhja e 100 mije € ne Shkoder, ja kush ishin autoret…

Policia e Shkodrws ka zbardhur ngjarjen në lagjen...

Të dashuruar si ditën e parë ! – Çifti Bardhyl dhe Dhurata Hysa janë prej 37 viteve bashkë

Dashuria është ndjenja më fisnike e zemrës! Është ajo ndjenjë...