Ish-kryebashkiaku i dhuron $1.8 miliardë universitetit ku kreu studimet

Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg njoftoi se po i dhuron 1.8 miliard dollarë Universitetit Johns Hopkins. Dhurata u bë për të rritur ndihmën financiare ndaj studentëve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Universiteti në Baltimore të shtetit Maryland tha se kontributi i zotit Bloomberg për shkollën ku ai vetë ka kryer studimet, është më i madhi që i është dhënë ndonjëherë një institucioni arsimor në SHBA.

Me këtë shumë, thanë zyrtarët, universiteti do të mund të eliminojë kreditë studentore. Duke filluar nga vjeshta e ardhshme dhe do të ofrojë bursa të cilat nuk ka nevojë të shlyhen.

Sipas tyre, universiteti do të zbatojë parimin e pranimit të studentëve në bazë të rezultateve. Pa marrë parasysh nëse janë ose në gjendje të paguajnë.

Zoti Bloomberg tha se shpreson që paratë të lehtësojnë barrën e borxhit për ata që diplomohen.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...