“Vajzat me kilota”, Laleja, mësuesja e parë e fizkulturës që theu tabutë

Atëherë kur fizkultura për femrat ishte një tabu, Lale Hashorva Saraçi tregoi se përkushtimi mund të rrëzojë edhe mentalitete. Një prej vajzave të para që vazhdoi për fizkulturë, ajo do të mbahet mend për ngritjen e ekipeve të para të basketbollit dhe volejbollit në Elbasan.

Po kështu nëpërmjet shkollës Normale, ku dha mësim fillimisht shpërndau emancipimin e vajzave për tu angazhuar në fizkulturë si dhe në ekipe sportive që deri para çlirimit në Elbasan nuk ishte parë e dëgjuar. Ajo gjithashtu ka qenë edhe instruktorja e balerinës së parë shqiptare, Flora Kallajxhiu.

Lale Hashorva, vajza nga Gjirokastra, e rritur në një familje me tradita patriotike dhe po kështu arsimdashëse vazhdoi shkollimin në Institutin femëror “Nana Mbretneshë” dhe më pas ndoqi në Ovieto të Italisë, Insitutin Superior për Edukimin Fizik deri në vitin 1942, kur edhe u kthye në Shqipëri.

Në kohën e studimeve u njoh me një student shqiptar nga Elbasani, Xhavit Saraçin, që vazhdonte po Institutin e Fizkulturës, me të cilin më vonë u martua.

Me kthimin në Shqipëri Lale Saraçi filloi si mësuese e edukimit fizik në një shkollë të mesme në qytetin e Gjirokastrës. Pas çlirimit zhvendoset në Elbasan, ku fillon si mësuese e edukimit fizik në shkollën Pedagogjike.

Deri në atë kohë fizkultura nuk ishte një lëndë e dëshirueshme nga nxënëset femra. Fanatizmi ekzistonte ende dhe shpesh prindërit bëheshin pengesë për pjesëmarrjen e vajzave në ekipet sportive të qytetit. Vetëm në vitin 1947 filloi kampionati kombëtar i basketbollit dhe volejbollit për femra.

Mësuese Laleja së bashku me të tjerë bënë një punë bindëse që të ngrinin këtë ekip. Kryesisht nxënëset, pjesë e ekipit vinin nga shkolla Normale.

Ishin vajzat e kësaj shkolle që furnizuan ekipet dhe bënë të mundur që Elbasani të përfaqësohej në kampionatet kombëtare.

I biri, Iliri tregon se duke qenë fëmijë mësuesish fizkulture, çdo vit detyroheshin të udhëtonin me të dy prindërit për aktivitetet masive që Laleja dhe Xhaviti prezantoheshin me mjaft përkushtim me ekipe dhe talente në fizkulturë.

Vështirësitë e mësueses ishin të mëdha. Askush në ato vite nuk donte që vajzat të visheshin me kilota, të dilnin në oborre për fizkulturë apo të merrnin pjesë edhe në ekipe sportive.

Laleja ja arriti. Iliri thotë se i gjithë sekreti i saj ishte insistimi dhe siguria që i krijonte familjeve elbasanase. “Nëna i merrte me amanete dhe i dërgonte po vetë në shtëpi. Kur mbaronin aktivitetet, i shoqëronte në çdo shtëpi vajzat sportiste dhe më pas kthehej në shtëpi vetë. Shkonte në çdo familje vetë për të bindur prindërit që të lejonin vajzat të merreshin me sport”.

Gruaja që gjatë gjithë jetës u përkushtua si mësuese e fizkulturës, vazhdoi deri në daljen në pension të jepte lëndën e fizkulturës. Ndër të parat që solli emancipimin e grave, Laleja gëzon respektin e shumë brezave të sportisteve dhe ruan një vend të rëndësishëm në ngritjen e sporteve për femra në Elbasan.

Dokumentet e shkollimit të saj janë ruajtur me shumë kujdes nga ajo vetë dhe fëmijët. Të gjitha janë një dëshmi e rrallë të një gruaje që shërbeu për masivizimin e sporteve në Gjirokastër e Elbasan, ku shërbeu me shumë përkushtim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...