SHKODËR, MUNGOJNË PARKINGJET E MAKINAVE!

Në qytetin e Shkodrës një ndër problemet që mund të kategorizohet si tepër shqetësues sidomos për shoferët janë vendparkimet.

Mungesa e tyre është kthyer në makth për shoferët të cilët shpeshherë ndëshkohen nga gjobat e policisë rrugore sepse nuk dinë se ku të parkojnë mjetin e tyre qoftë edhe përpara ambjentit të biznesit që ushtrojnë apo edhe përpara shtëpive të tyre.

Fakti që është rritur numri i mjeteve që lëvizin në qytet , ka bërë që parkingjet jopublike të lulëzojnë gjithandej dhe duart që të drejtohen për të marrë një pagesë për parkimin janë kudo më të shumta.

Në çdo zonë tashmë duhet të paguash, duke e kthyer kështu në një biznes mjaft fitimprurës për “pronarët” e parkingjeve. Për këtë shoferët detyrohen që të parkojnë makinat në rastet më të mëdha nëpër parkingje private.

Nga një vëzhgim i shkurtër që Star Plus bëri në disa akse të Shkodrës vërehet se të gjitha rrugët janë të zëna me automjete. Ndërkohë nuk ka mbetur rrugë në Shkodër që parkingjet publike të mos zaptohen nga ata që tregtojnë makina.

Në disa pika kyçe të Shkodrës ka ende makina të parkuara, pa i lëvizur për muaj me radhë. Policia e qarkullimit rrugor dhe ajo bashkiake për gabimin më të vogël të drejtuesve të mjeteve apo për parkimin e gabuar, jo vetëm që i ndëshkojnë këta drejtues por makinën ua dërgojnë në komisariat.

Hapësirat e pushtuara nga makinat e parkuara vend e pa vend kanë pasoja dhe sjellin zemërim tek kalimtarët e thjeshtë. Atyre u duhet të ecin në rrugë, pasi trotuaret e disa prej zonave më të populluara të Shkodrës janë uzurpuar nga makinat

StarPlusTv

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer sot në studion e “Rudina” në Tv Klan një incident me një kliente. Ai shpjegon...

Horoskopi ditor, ja cfare parshikojne yjet per ju…

DASHI Të dashuruarit do kalojnë një ditë të mbushur me debate. Xhelozia do jetë pika më e dobët e tyre. Beqarët do kenë vetëm mundësi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...