Djali 10-muajsh gati humbet këmbën nga një fije e vetme floku, thirrja e nënës për të gjithë prindërit e rinj

Jeta e foshnjes vendoset në rrezik shpesh herë dhe nga gjërat që për të rriturit duken krejt të parrezikshme.. një gogël, një kokërr orizi apo një fije floku!

Një foshnje 10-muajshe gati rrezikoi gishtat e këmbës pasi një fije e gjatë floku e nënës së tij u ngatërrua në këmbë, duke i ndërprerë qarkullimin e gjakut për më shumë se 12 orë

“Ishte një eksperiencë e tmerrshme. Jam zgjuar nga të qarat e foshnjes dhe pasi refuzonte të pinte për disa orë, i kontrollova çdo centimetër të trupit për të parë çfarë nuk shkonte.

Fija e flokut i ishte përdhredhur djalit në të katërt gishtat e këmbës dhe këto të fundit ishin shndërruar në blu.” thotë nëna 26-vjeçare nga Anglia.

Një fije e vetme floku duket se i kishte ndërprerë qarkullimin e gjakut në të gjithë gishtërinjtë dhe nëna e re tregon se iu deshën më shumë se 15 minuta për t’i hequr fijen nga gishtat .

Pas kësaj përvoje të hidhur, nëna u detyrua ta dërgonte menjëherë djalin në spital, ku iu dha një krem antibakterial për trajtim.

“Unë jam një nënë e kujdesshme, por kurrë nuk kisha menduar se një fije floku mund t’i shkaktonte këtë dhimbje të voglit tim. ”

Gjithçka sugjerojnë mjekët është që nënat mos t’i mbajnë flokët lëshuar kur ushqejnë fëmijën me gji, kur e veshin, apo kur flenë me ta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...