Kur e mendoj se e ardhmja ime do të jetë në një vend pa të ardhme.

Të gjithë ëndërrojmë. Ëndërrojmë të ecim, ëndërrojmë të rritemi, ëndërrojmë të bëhemi studentë dhe kur bëhemi studentë arrijmë të kuptojmë se të qenurit i vogël është më mirë.

Na quajnë “ e ardhmja “ por si mund të bëhemi ne e ardhmja e nje vendi që e ka të pamundur të hedhë pas të kaluarën?

Si mund të bëhemi ne e ardhmja e një vendi ku tarifat e pageses nëpër shkolla janë pothuajse sa pagat e 2 muajve të prindërve tanë ?

Si mund të bëhemi ne e ardhmja e këtij vendi kur ka akoma nga ata nxenes që derdhin lotët rrëke sepse kuotat e ulëta të universiteteve i lanë pa shkollë ?

Gjithçka shkon mbrapsht në Shqipëri.
Të gjithë synojmë metropolin dhe në fund prej tij marrim zhgënjimin më të madh.

Nëse të jepet mundësia të shkelësh në dyert e universiteteve shqiptare pamja e parë që do të shohësh , janë nxënësit që turren drejt kafeneve më të afërta sepse profesorët nuk kanë arritur akoma . Më

poshtë shikon edhe nxënës të tjerë të cilët vrapojnë pas makinave të profesorëve për të dorëzuar zarfat me lekë sepse vetëm ai provim i mbartuar nuk po ua jep diplomën. Por nuk është faji i tyre . Është faji ynë që kemi lejuar që historia e

viteve të mëparshme të rikthehet përsëri . E njëjta histori ku gjithçka është e komanduar dhe ku ti nuk je më i lirë të zgjedhësh atë degë që ty të pëlqen por atë degë e cila nesër do mundet të të sigurojë bukën e gojës.

Detyrohemi të vrapojmë drejt vendeve të lira të punës sepse mundësite për të mbijetuar me ato pak të ardhura janë pothuajse zero . Bëjmë çdo dite kilometra të tërë në kembë

sepse edhe abonetë e urbaneve kushtojnë sa ushqimi ynë për 1 javë. Nuk e di sesa prej jush kanë dëgjuar për kartën e studentit por besoj se vetëm një numër i vogël mund ta zotërojë atë. Askush nuk jep një informacion .

Kështu kalon e gjithë jeta e një studenti i cili sakrifikon për të ardhmen e vet edhe pse është në dijeni se asnjëherë nuk do mundet të gjejë një vend pune në profesionin e vet. Fyhemi dhe injorohemi edhe kur kemi nje

diplomë shqiptare sepse askush nuk mund të marrë në punë dikë pa eksperience . Por si mundem ta fitoj unë këtë eksperiencë kur askush nuk

më jep një mundësi për të ushtruar profesionin tim ? Askush nuk ka marrë një përgjigje dhe unë vazhdoj akoma të pres me shpresën

se një ditë çdo gjë mund të kthehet në anën e brezit të ri .
Përsa kohë jemi në Shqipëri ne jemi vetëm disa nxënës të ardhur

nga rrethet të cilëve asnjëhere nuk mund ti jepet e njëjta mundësi si nxënësve vendas por nëse arrijmë diçka jashtë Shqipërise atëhere ne jemi krenaria e një kombi të tërë . Kjo është edhe arsyeja pse

shumica jonë zgjedh ta ndertojë gjithçka nga e para në një shtet tjetër. Pavarësisht së kaluares në vazhdojmë të kerkojmë një të ardhme më të mirë. Duam të behemi europiane e të pershtatemi me ato kushte të cilat nuk po i krijojmë dot.

Gjithësecili nga ne e di se çfarë është me e mira por askush nuk merr guximin për një ndryshim.

Ne do të ngelemi gjithmonë ata që ankohemi për çfarë ndodh nëpër lokale dhe nuk bëjmë asgjë për të përmirësuar situatën veçse ndrojmë filxhanin e kafes. Kemi arritur të pershtatemi me monotoninë e kohës.

Ndërkohë që në vendet e tjera studentët paguhen që të shkollohen tek ne paguajnë që të shkollohen . Nuk e di sesa prej jush arrijnë ta bëjnë dallimin por ndryshimi është tmerrësisht i madh dhe Shqipëria vazhdon të ngelet vendi me arsimin më të ulët.

Më vjen të qaj e të ulëras kur e mendoj se e ardhmja ime do të jetë në një vend i cili nuk ka as mundësinë më të vogël për ndryshim. Pavarësisht se themi është faji ynë , çfarë mund të

bëjmë ne kur askush nuk do të na dëgjojë edhe në qoftë se ngremë zërin në kupën e qiellit se nuk kemi mundësi të paguajmë shkollën?

Kush do të na degjojë ne kur me parulla në duar të protestojmë për vendet e punes? Askush !

Do të vazhdojmë të ecim përpara me shpresën se do të ndezim dritën e fikur në fundin e atij tunelit i cili bërtet në mendjen time si një jehonë e pashtershme “ Më kushtoni pak vëmendje se

më pëlqen , më jepni pak lavdi se e meritoj! Unë ndërtoj për ju , e ju kërkoni të më vrisni! Për ju flas , unë helmoj veten ! Veç…. Dijeni më dhemb

kur më futni thikën pas shpine , më dhemb kur ju talleni me dhimbjen time ! “ Kush bëhet me mua për të shpëtuar ARSIMIN ?

Alesja Malli

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...