Një prift në Maltë ka zgjedhur të prezantohet në një mënyrë aspak të përshtatshme me komunitetin ku do të shërbejë si famulltar.
Fr John Sultana, i cili mori detyrën e re në komunitetin Gozitan, u nderua me një paradë tradicionale.
I hipur mbi një Porche Boxster tepër luksoz, ai tërhoqi shumë vëmendje.
Por si të mos mjaftonte kjo, disa fëmijë ishin caktuar për të tërhequr Porchen së bashku me të.
Veprimi i tij po komentohet negativisht në të gjithë botën, ndërsa nuk kanë fund komentet kundër veprimit të këtij prifti.