SHKODËR, SËRISH RADHË TEK KOLAUDIMI

Jo vetëm në institucionet e shtetit por edhe kur bëhet fjalë për kontrollin e detyrueshëm teknik të mjeteve qytetarët duhet të presin me orë të tëra në radhë. Cdo vit me shoferët e qarkut të Shkodrës është I njëjti fenomen.

Kjo pikë e kontrollit teknik te automjeteve, e vetmja ne qarkun e Shkodrës mbulon me sherbim 5 Bashki në këtë qark. Radhët e gjata po kthehen në makth për qytetarët, ndërsa qeveria aktuale premtoi se me ardhjen e saj në pushtet ky shërbim nuk do të ishte më monopol.

Për kolaudimin qytetarët paguajë jo pak, por firma private ofron një shërbim jashtë standardeve.

Monopoli i krijuar me këtë shërbim dhe mosliberalizimi i tregut ka bërë që i gjithë qarku i Shkodrës përfshirë edhe rrethet Pukë e Malësi e Madhe të detyrohen të kryejnë kolaudimin e mjetit vetëm në këtë pikë.

Mungesa e shumë sporteleve apo edhe zgjerimi i hapësirave në 2 apo 3 pika të ndryshme të qytetit bën që pritjet të jenë të gjata.

Megjithate ne piken e kolaudimit ne Shkodër punohet me orare te zgjatura, pasi ka edhe qytetare qe vine jo vetem nga Bashkite Malësi e Madhe, Pukë, Fushë –Arrëz e Vau-Dejës por edhe emigrantë te cilet ky fundvit i gjen per festa në atdhe.

Nëse bëhet një krahasim me procedura të kolaudimit të automjeteve në Perendim, zgjat mesatarisht

disa minuta dhe cdo gjë kryhet në një servis tipik të autorizuar për licensim , ndërsa tek ne duhet shumë vite që ti arrijmë këto standarte.

StarPlus Tv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...