“I shita të gjitha në shtëpi! As nënën se va.rrosa dot…”

Babai i ka vde.kur kur ishte ende fëmijë, kurse në varrimin e së ëmës nuk shkoi dot sepse ishte në burg për shkak të asaj që i ka shkatërruar jetën 9 vite me radhë.

Kjo është historia e Danjelit, 34-vjeçari i cili prej thuajse një dekade është përdorues i heroinës, njëra ndër drogërat më të forta në rruzull.

Të gjithë e kanë braktisur, as motra e vëllai nuk i flasin më. Në shtëpi jeton i rrethuar vetëm nga muret, një shtrat çarçafët e të cilit janë larë muaj më parë për herë të fundit…

Disa mobilie boshe, po ashtu bosh edhe vendi ku qëndronte dikur televizori apo frigoriferi.

34 vjeçari ka shitur thuajse çdo gjë të vlefshme në shtëpi për të blerë heroinën. Ai thotë për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” se e nisi pas përdorimit të hashashit së bashku me shoqërinë e tij. 9 vite më vonë, Danjeli thotë se nuk e përfytyronte kurrë se do të katandisej në të tillë formë.

Danjeli: Kam filluar me substanca të lehta, me hashashin… i hyra heroinës me shoqërinë, për kuriozitet… në atë kohë e kam patur shumë të mirë jetën, por kam 9 vjet që e konsumoj. Po të kërkosh heroinë e gjen, gjithandej ka. Nuk e kisha vendosur ta lija se më pëlqente atëherë, por nuk e dija se do të katandisesha kështu.

Ka provuar disa herë ta lërë, por deri më tani ajo që ka arritur më së shumti janë pak orë apo pak ditë pa heroinë. Edhe ilaçet që ka përdorur për ta luftuar i japin dhimbje.

Danjeli: Edhe metadonin duhet ta lë se edhe ajo ka varësi, ka dhimbje… nuk është e kollajtë të ndahesh nga heroina, ka shumë dhimbje trupi, dhimbje psikologjike. Kam nevojë për një trajtim të specializuar një mundësi një punë…. dua dhe unë të kem një familje, të kem një fëmijë si të gjithë njerëzit.

Gjëndja e tij ekonomike është larg së qeni normale. Në shtëpinë e tij nuk ka as drita e ujë dhe Danjeli shikon natën falë një çakmaku që është vënë në tavan për të kryer funksionet e një llampadari që tashmë është shitur prej kohësh në kërkim të ca të hollave për heroinën.

34 vjeçari thotë se ka nevojë imediate për ndihmë.

Duket se shtëpia nuk ka më çfarë të ofrojë dhe e ka menduar dhe vjedhjen.

Danjeli: Mos të kesh të hash e të pish, nuk kam frigorifer, as televizor, nuk kam asgjë. Marr borxhe nëpër lagje, tek marketi, tek buka por me çfarë do t’i laj. Ose do të shes diçka nga shtëpia ose do të detyrohem të dal e të vjedh…

Ngrihem në mëngjes hap sytë e shoh muret. Nuk kam asnjë, jetoj vetëm prindërit më kanë vdekur. Nëna ime më vdiq në 2011, unë kam qenë në burg, nuk arrita ta varros dot.

Droga më ka shkëputur nga e gjithë familja. Edhe ata që më kanë ndihmuar, janë lodhur me mua. Përveçse përdoruesve të drogës nuk kam njeri, po edhe me ata vetëm përshëndetem.

Në studion e Shqiptarët për Shqiptarët, Elvis Naçi e Sidrit Bejleri e kanë vlerësuar kurajon e të riut për të dalë përballë kameras dhe për të treguar historinë e tij.

Sidrit Bejleri: Janë të rralla rastet e njerëzve që marrin guximin për të treguar sesi vuajnë. Danjelit nuk i afrohet askush sic dhe e tha ai, do bëj muhabet me muret sepse askush nuk më flet. Droga shtë një rrygë pa krye.

Elvis Naçi: Të afërmit jam i bindur se janë munduar pafundësisht. Jam i sigurt se dhe Danjeli nuk ka dashur t’i lëndojë të afërmit, por veset që ai përmendi të shkatërrojnë.

Kam përshtypjen se ata që ja kanë shitur heroinën Danjelit, atyre njerëzve u ka vd.ekur shpirti. Ata duhet ta kuptojnë se po vrasin shoqërinë shqiptare dhe nëse kjo do të vazhdojë të përhapet, le ta dinë që kafsha ka një instikt, e shkatërron më të dobëtin, por shqiptari ka një zakon, se shqiptari i jep dorën dhe nuk e shkatërron me drogë shqiptarin.

Një mesazh nga burgu: Qëndroni larg drogës, po blini vdekjen tuaj

Nuk kaloi shumë kohë nga intervista me Danjelin. Ai ndodhet tanimë në burg dhe akuzohet për vjedhje. Nuk flet shumë për akuzën. Kur e pyesin për gjendjen e tij dhe nëse është kontaktuar nga ndonjë familjar, ai thotë se nuk është aspak mirë dhe se askush nuk është kujtuar për të.

Në fund të takimit të shkurtër në burg, Danjeli e ka një mesazh për të gjithë ata të rinj që kujtojnë se kurioziteti i tyre nuk mund kurrsesi të kthehet në ditën që mund t’i shkatërrojë jetën.

Danieli: Mesazhi im, larg drogës, nuk është trimëri të pish drogë, por të respektosh familjen tënde, t’i përgjigjesh asaj dhe të kesh një shoqëri të mirë. Kam plot shokë që kanë vdekur. Ne po blejmë vde.kjen me dorën tonë.

SHIFRAT ALARMANTE, shtohen përditë konsumatorë të rinj

Dita ditës, përdoruesit e drogërave po shtohen në Shqipëri dhe dukshëm pjesa më vunerable e shoqërisë janë të rinjtë. Sipas drejtorit të qendrës Aksion Plus në kryeqytet, Genci Muçollari, numri i të rinjve që përdorin hashash po rritet frikshëm.

Muçollari flet dhe për raste të shumta kur përdoruesit e drogës kanë kryer akte nga më të rëndat nga vetëvrasja deri tek vra.sja e familjarëve.

Muçollari: Statistikat flasin për një numër nga 40 deri në 60 mijë. Kur flasim për numrat, mund të themi se janë rreth 6 mijë persona që kanë nevojë për ndihmë pasi janë në gjëndje kritike.

Përdorimi i kanabisit është rritur shumë në vitet e fundit. Është një portë, një person i mësuar me përdorimin apo abuzimin e kanabisit e ka shumë të kollajtë të kalojë në përdorimin e kokainës, heroinës e alk.oolit si dhe anasjelltas.

Rreth 600 persona duhet ta marrin kurimin (me metadon) përditë. Rehabilitimi afatgjatë është vërtetë një element që duhet bërë me përdoruesit e heroinës, por në Shqipëri mungon ose pjesërisht ekziston ky lloj shërbimi.

Çfarë ndodh në shkollat shqiptare me drogën

Arjola Byzyka, drejtore e Drejtorisë Arsimore Tiranë dhe Dhimitraq Ziu, nëndrejtor i Policisë së Tiranës kanë dhënë një tablo për atë se çfarë po ndodh në shkollat e kryeqytetit me drogën.

Të ftuar në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, drejtoresha Byzyka u shpreh se ka patur përpjekje serioze që në ambientet brenda shkollës të mos ketë raste të përdorimit të drogës. Sipas saj në dyert e shkollave në Tiranë fenomeni i drogës nuk është real, por s’mund të thuhet e njëjta gjë fill pas dyerve të institucioneve arsimore, ku janë të shumtë ata fëmijë që jo vetëm konsumojnë, por edhe shesin drogë.

Byzyka: Shoqëria jonë po ndryshon dhe teknologjia ka bërë të vetën. Brenda shkollës fenomeni nuk është real, por jashtë shkollës situata është ndryshe. Mosha e re bie pre shumë shpesh për të nisur përdorimin e drogës.

Shqetësimi ynë më i madh është pasi fëmijët dalin nga procesi arsimor.

Ziu: Policia e Tiranës në fillimin e vitit të ri shkollor i ka marrë të gjitha masat. Kemi rritur prezencën me masa shtesë, para, gjatë dhe pas procesit të mbarimit të shkollës. Unë dua të dal dhe tek pjesa e drogës. Po punojmë fort që të mos bashkohet pjesa e brendshme dhe e jashtë, ajo që u quajt si pjesa kriminale. Kemi hartuar një plan për veprime dhe kemi bërë disa kontrolle, rreth 1300 kontrolle janë bërë në këto dy muaj dhe janë arrestuar 13 persona jashtë ambienteve të shkollës.

Sot punënjësit e policisë punojnë të stacionuar pranë shkollave dhe e njohin zonën, përfshi këtu edhe ata që vijnë pranë shkollave për të shitur drogë. Kategoria e tyre është nën moshën 20 vjeç. Kemi përdorues por edhe trafikantë të drogës.

Nëndrejtori i policisë është shprehur se mosha më vunerabël e të rinjve që preken nga droga është mjaft e hershme. Fjala është për nxënësit 13 deri në 15 vjeç që janë në klasën e nëntë deri në vitin e parë të gjimnazit.

Ziu: Pyetja që drejtojnë fëmijët… a dënohesh penalisht kur konsumon… i kemi treguar disa foto të njerëzve të degraduar nga droga dhe i kemi pyetur nëse është më e rëndësishme të përfundojnë si fotot apo në burg. Më të rrezikuarit janë ata nxënës që kalojnë nga klasa e 9 në vitin e parë në gjimnaz.

Byzyka: Na kanë bërë përshtypje pyetjet e fëmijëve dhe kemi parë edhe fëmijë që kanë qenë në kontakt me njerëz që janë joshur nga njerëz që kanë dashur t’u shesin drogë.

Një mesazh për të gjithë të rinjtë, thënë “pa fjalë” nga vetë gjimnazistët

Një sërë gjimnazistësh kanë dhënë një mesazh “pa fjalë” në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, për të gjithë ata të rinj që konsumojnë drogë apo janë joshur nga ideja për të përdorur qoftë edhe një herë të vetme në jetë substanca narkotike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...