THATËSIRA, “SHTERRON” LUMI DRIN

Peshën e thatësirës së zgjatur në Shkodër ka nisur ta ndjejë edhe lumi Drin. Një thatësirë e tejzgjatur e shoqëruar me temperatura të larta se mesatarja e muajve Shtator-Tetor. Jemi mësuar që

Drinin të mos e shohim në këto nivele, ku me syrin e lirë fare qartë vërehet se si uji ka pësuar tërheqje të konsiderueshme duke nxjerrë në sipërfaqe gurët nënujëorë.

Kjo vërehet lehtësisht edhe në brigjet e Drinit ku uji ndodhet në nivel fare të ulët . Thatësira e ka kthyer lumin Drin me pamjen e një përroi.

Zeqir Alija banor i lagjes “Bahçallek” thotë se nuk e mban mend këtë thatësirë saqë të shterrojë në këtë nivel kaq të ulëta Lumi i Drinit.

Kështu niveli i lumit Drin vazhdon të pësojë rënie për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve.

Në muajin nëntor të një viti më parë niveli i ujit nuk ishte i tillë. Kjo situatë duket se do të vazhdojë gjatë. Nga ana tjetër shterrimi i puseve në Shkodër ka sjellë një problematikë aspak normale dhe tepër të cuditshme , ndërsa banorët vazhdojnë të presin me sytë nga qielli se kur do të nisin reshjet.

Në parashikimin e tyre për muajin nëntor metereologët thonë se ky vit pritet të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të qëndrueshëm.

Ndërkohë sipas metereologëve edhe Dhjetori parashikohet të jetë i ngrohtë dhe të ketë më shumë ditë me diell dhe pak ditë me reshje.

Star Plus Tv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME