SHFAQET NË SHKODËR KOMEDIA “ZOTI I MASAKRËS”

Komedia “Zoti i Masakrës” me regji të Kiço Londo ka mbërritur edhe në qytetin e Shkodrës duke u shfaqur në teatrin “Migjeni”. Komedia e Yasmina Reza është përkthyer nga Nasi Lera ndërsa luajnë aktorët Erand Sojli, Ermira Gjata, Alert Çeloaliaj dhe Ermira Hysaj. Regjisori Kiço Londo tregon edhe mesazhin e kësaj komedie.

 

 

Kiço Londo do jetë në Shkodër edhe në fundjavë sepse do të vijë me pjesën “Oskari dhe Zonja Rozë” ku protagoniste është aktorja e madhe shkodrane Roza Anagnosti.

 

 

Regjisori i njohur Kiço Londo ka një shqetësim edhe me atë çfarë po ndodh me teatrin kombëtar ndërsa për të përveç shembjes ose jo të godinës problematike është ndarja në dy kampe e aktorëve.

 

 

Shkodra mbetet një prej qyteteve të preferuara për shumë regjisor në këtë rast edhe për Kiço London. Teatri “Migjeni” në këtë fund viti do vijë me një sërë shfaqjesh të ndryshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...

Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin sa i takon...

Supa Fantastike që Nxit Rënien nga Pesha

Ushqyerja e shëndetshme dhe rënia nga pesha janë të...