Genc Sejko vjen nga Britania: S’vi për t’u martuar, as për të rregulluar dhëmbët, por për të protestuar

i njihet si “Njeriu i memeve”. Dhe duke qenë se jeton në Britaninë e Madhe, “luftën” për atdheun e ka bërë përmes rrjeteve sociale. Genc Sejko është kundër të gjitha padrejtësive, pa ngjyrë. Këtë fundvit pushimet ka vendosur t’i kalojë në Shqipëri dhe vjen për të protestuar. Ai kërkon ta mbështesim, por nëse akush nuk i bashkohet, do vijojë i vetëm.

 

Genc Sejko shkruan:

Unë dhe miku im Leandër Prifti kemi vendosur që pushimet e fundvitit t’i kalojmë në Shqipëri. Duke qenë se vijmë nga Britania e Madhe dhe duke qenë se nuk kemi nevojë të martohemi (pasi kemi mbaruar punë) e as dhëmbë për të rregulluar, vendosëm që: pushimet t’i kalojmë duke protesuar para kryeministrisë.

Ftojmë bashkatdhetarët tanë që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë që të mbidhemi të gjithë e të protestojmë kundër keq-qeverisjes, kriminalitetit, korrupsionit dhe arrogancës.

Data dhe ora e protestës do të konfirmohen së shpejti. Të interesuarit të komentojnë këtu jo në inbox. Nëse nuk guxon të komentosh nuk ke guxim të protestosh.

P.S: Nëse nuk del askush do dalim unë e Landi. E nëse nuk del Landi, do dal vetëm.

 

27.AL

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...