Kryeministria historike e shtetit shqiptar

Tirana është ndër kryeqytetet e rralla në Europë në të cilën vendet historike apo ato të institucioneve themelore të shtetit ose nuk dihen ku kanë qenë.

Në Tiranë nuk ka asgjë shenjë ku ka qenë selia e Këshillit të Naltë në vitet 1920-1925 dhe 1943-1944, për të mos folur pastaj për selinë e kryeministrisë apo ministrive.

Selia e Këshillit të Ministrave ka qenë në vitet 1920-1921 dhe 1928-1931 aty ku është biblioteka e vjetër kombëtare (objekti i mëparshëm është shembur. Më pas, në vitet 1922-1924 shërbeu godina e sotme e Akademisë së Shkencave.

Në kohën e republikës, më 1925-1928 selia e Këshillit të Ministrave ishte në ish selinë e Këshillit të Naltë (vendi para lulishtes së sotme të Kuvendit). Në vitet 1931-1945 godina e Kryeministrisë ishte ngjitur me Parlamentin (teatrin e kukullave sot).

Godina kishte dy institucione. Porta nga sheshi ishte Kryeministria, ndërsa porta nga drejtimi jugor, ishte Ministria e Punëve të Jashtme.

Kur u krijua Ministria e Kulturës Popullore (MPK) në vitin 1941, në ish vendin e MPJ-së u vendos MKP-ja. Nga koha kur filloi të ishte seli e Këshillit të Ministrave, kryeministra të kësaj godine kanë qenë:

-Pandeli Evangjeli, 1930-1935
-Mehdi Frashëri, 1935-1936
-Kostaq Kotta, 1936-1939
-Xhafer Ypi, 1939
-Shefqet Vërlaci, 1939-1941
-Mustafa Kruja, 1941-1943
-Eqrem Libohova, 1943
-Maliq Bushati, 1943
-Eqrem Libohova, 1943
-Ibrahim Biçakçiu, 1943
-Rexhep Mitrovica, 1943-1944
-Fiqri Dine, 1944
-Ibrahim Biçakçiu, 1944
-Enver Hoxha, 1944-1945

Traditën e mirë të krijuar të shtetit, e prishi Enver Hoxha. Ai pasi mori pushtetin e lënë bosh nga Ibrahim Biçakçiu, Hoxha qëndroi në godinë për gati një vit.

 

Afër kishte selinë e Këshillit Nacionalçlirimtar (godina e Parlamentit, sot teatri i kukullave). Hoxha merrte pjesë rregullisht në mbledhjet e këtij këshilli sepse ishte edhe anëtar i tij.
Po çfarë shenje ka sot në këtë godinë?

Një pllakat i parëndësishëm, e për më tepër i vendosur jo në vendin e ngjarjes. Ky pllakat me yll të kuq komunist mbi krye është vendosur rreth vitit 2003 (mundet të ketë zëvendësuar një paraardhëse të vjetër).

Më shumë rëndësi sesa historiku i kësaj godine kanë këto fjalë: “Më 17.7.1943, një njësit gueril i Tiranës kreu aksionin në Ministrinë e Kulturës të qeverisë tradhtare dhe mori disa shaptilografë për nevojat e shtypit të partisë”.

Cila parti nuk thuhet, por ylli e kupton se vetëm një parti ka pasur. Shaptilografët e vjedhur janë më të rëndësishëm se kjo godinë historike. Në të vërtetë Ministrinë e Kulturës Popullore ka qenë në anën jugore të godinës dhe jo aty ku qëndron pllaka e vetme identifikuese.

Nga Kastriot Dervishi

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...