Bilbili i këngës popullore të Shqipërisë së Mesme – Fitnete Rexha (VIDEO)

Një ndër këngëtaret më të shquara të Shqipërisë së Mesme, Fitnete Rexha, lindi në Tiranë, më 3 prill të vitit 1933. Bie në kontakt me traditën e muzikës popullore qytetare tiranase në familjen e saj.

Ishte vajza e vogël e Bab Rexhë Delisë, heroit të popullit dhe familjes krutane që njihet për vlerat e traditës dhe kultivonte prej shumë brezash këngën popullore.

Rreth moshës 15-vjeçare, këndon dhe regjistron këngët e para popullore në Radio Tirana nën shoqërimin e grupit orkestral të Shqipërisë së Mesme, drejtuar nga Muharrem Gurra dhe Skënder Reka.

Nis punë në Estradën e Tiranës dhe më pas veprimtaria e saj u zhvillua tërësisht pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Tiranë, deri në daljen në pension në vitin 1981.

Ndër këngët më të bukura të kënduara nga Fitnete Rexha përmendim: te selvitë e namasgjasë; qenke veshur me të bardha; m’u aty te shtatë zymbylat; dy të bukurat në një derë; fërfëlloj fëllonza në ujë; rrush i kuq, i bukur o, etj. Ka regjistruar rreth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme.

Akademiku dhe profesori Çesk Zadeja ka thënë se “Sa herë që dëgjoj këngën e Shqipërisë së Mesme, gjithmonë të kujtohet këngëtarja Fitnete Rexha”.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare është konsideruar si bilbili i këngës popullore të Shqipërisë së Mesme dhe për këtë u vlerësua me titullin “Artiste e Merituar” në vitin 1961.

Kompozitori dhe bashkëpunëtori i saj shumëvjeçar, Tish Daia ka thënë për të se “Ishte
reformatore e muzikës së Shqipërisë së Mesme”. Sipas tij, ajo pastroi këngën e Shqipërisë së Mesme nga influencat e muzikës orientale. Rexha është shembull i shkëlqyer se si mund të dashurohet kënga popullore.

Ndërron jetë në muajin gusht të vitit 2003.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...