Mos ma puthni bebin!

Jam prekur shumë sot nga postimi i dy prindërve (Presley Trejo dhe Elias Trejo), të cilët vendosën të ndajnë historine e tyre, pikërisht pasi humbën bebin e tyre nga ‘puthja e vdekjes’. Bëhet fjalë për HSV 1 apo Herpes Simplex Virus.

Tek të rriturit, nuk përbën shumë problem, pasi sistemi imun i një të rrituri, e lufton shumë mirë. Por jo sistemi imun i një bebi apo fëmije të vogël. Ju mund ta keni këtë virus dhe mos ta dini. Kështu që, larg bebit, sidomos me puthje, e sidomos puthjet plot pështymë! Këto puthje e përhapin shumë shpejtë virusin që prek trurin e femijës.

Epo të humbasësh fëmijën, nga një tekë e plakave apo njerëzve që vdesin të kullufisin faqet e bebave, për mua është e papranueshme!

As buze, as duar që kushedi çfarë kanë prekur, jo afër fytyrës së fëmijës. Është fëmija im, unë e kam lindur, unë kam duruar dhimbjet e lindjes, unë e kam sjellë në jetë, unë e ushqej me gji dhe unë vendos, që të mos ma puthni bebin!

Ndaç le t’ju ngelë hatri, ndaç le të prekeni, besomëni, nuk ma ndjen fare! Edukohuni që fëmija, foshnja, bebi, nuk puthen dhe pikë!

Shpresoj të ndërgjegjësoheni sado pak!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Publiku thërret Luizin, Armaldo iu drejton mikrofonin: “Më fort, më fort…”

Këngëtari, Armaldo Kllogjeri, pas daljes së tij nga shtëpia...

Tre çiftet e horoskopit që kanë më shumë dashuri për pjesën tjetër të vitit 2023

Disa do të thonë se gjithçka është çështje kimie....

Vajza e Eli Fares “bishë” e vërtet, shfaqet nga vaska me shkumë

Ka mbi 125 mijë ndjekës në faqen e saj...

Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të...