KUPA NË XHUDO, VLLAZNIA DOMINON ME 4 VENDE TË PARA

Skuadra e Vllaznisë në xhudo ka dominuar në Kupën e Shqipërisë të zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Kjo kupë përfshiu kadet si dhe të rritur femra dhe meshkuj. Skuadra kuqeblu arriti që të dominojë duke marrë kështu vendet e para të dyta dhe të treta në renditje dhe duke qenë skuadra më e mirë.

 

 

Federata e xhudos edhe pse nuk po zhvillon aktivitete edhe me renditje ekipore përveçse individuale, ekipi i Vllaznisë ka bërë punën e tij duke dominuar në Kupën e Shqipërisë përballë skuadrave të tjera që garuan. Kështu për kadet në peshën 66 kilogram Luka Lukaj mori vendin e parë.

 

 

Në peshën 73 kilogram Damian Çuni zuri vendin e dytë ndërsa në peshën 81 kilogram Klaudio Jaku u rendit i treti. Vllaznia rezultate edhe më pozitive mori për të rriturit ku solli në Shkodër katër vende të para, një vend të dytë dhe një vend të tretë nga 7 pesha që ishin në total.

 

 

Kështu Luigj Shkoza në peshën 73 kilogram është renditur i dyti ndërsa Kristjan Lleshi në peshën 73 kilogram zuri vendin e tretë. Më pas ekipi i drejtuar nga mjeshtri i xhudos Anton Shkoza kanë siguruar katër vende të para.

 

 

Kështu Xhovani Shkoza në peshën 81 kilogram, Markelian Tanushi në peshën 90 kilogram, Aldo Shkoza në peshën 100 kilogram dhe Juli Marku në peshën plus 100 kilogram morën vendet e para, më shumë se çdo ekip tjetër.

 

 

Mjafton të shohësh që Vllaznia nxori katër fitues nga 7 pesha që pati kupa e Shqipërisë për të rritur. Vllaznia në xhudo edhe më përpara ka shkëlqyer në aktivitetet kombëtare por edhe ndërkombëtare duke arritur rezultate të larta falë punës së palodhur të Anton Shkozës dhe pjesës tjetër të stafit të tij. Kuqeblutë prej shumë vitesh janë ekipi absolute në sportin e xhudos.

 

STAR PLUS TV

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...