Si u larguan tonelata me ar nga Shqipëria

Specialistët vërtetuan se dokumentet janë origjinale. Nuk dihet specifika e përdorimit të arit. Destinacioni i arit kanë qenë dy banka zvicerane.Opozita akuzoi ish-udhëheqjen e lartë dhe te korruptuar sipas saj, të Partisë së Punës që grabitën arin e shtetit.

23 vjet më parë, shtypi opozitar i kohës përmendi për herë të parë një skandal, atë të largimit të thesarit të shtetit, duke e cilësuar skandalin “enigma e arit”. Për herë të parë, del në skenë emri i një zvicerani, i quajtur Xhon Megou, i cili ka deklaruar se nga Shqipëria janë larguar rreth 10 tonë ar.

Opozita akuzoi ish-udhëheqjen e lartë dhe te korruptuar sipas saj, të Partisë së Punës që grabitën arin e shtetit. Kjo çështje e mbajt e gjallë ato vite, por nuk u faktua kurrë dhe mbeti ne arkivën e harruar të medias dhe ne kufijtë e një legjende të vdekur.

20 vjet më pas, gazetari Artur Çani ka mundur të sigurojë dokumentet autentike të transfertës së afro 4 tonë floriri nga Shqipëria drejt Zvicrës, përgjatë vitit 1990. Janë 5 dërgesa të vulosura nga Albtransporti me numër protokolli dhe gjithçka tjetër zyrtare, që duket se zhbëjnë legjendën dhe rikthejnë ato që u tha dekada më parë në një fakt të vërtetë; Shqipëria ka nxjerrë jashtë vendit dhe konkretisht në Zvicër rreth 4 tonë ar.

I ftuar mbremjen e djeshme në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në ‘News24’, gazetari investigativ Artur Çani pohoi se janë afërsisht 4 ton ar që janë larguar nga vendi. “Dokumentet janë tërësisht origjinale pasi kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Në këtë shkresë thuhej se drejt Zvicrës do transportoheshin 20 koli.”, tha Çani.

Nga ana tjetër Çani theksoi se sipas specialistëve të fushës këto dokumenta janë origjinale. “Dokumentet kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Dokumentet janë firmosur nga drejtori i bankës, Mihali.

Specialistët vërtetuan se dokumentet janë origjinale. Nuk dihet specifika e përdorimit të arit. Destinacioni i arit kanë qenë dy banka zvicerane. Shkresat kanë firmën e Drejtorisë së Thesarit. Bankat zvicerane nuk japin informacion”, tha Çani.

Sakaq, gazetari Çani bëri të ditur më tej se ka tentuar që të komunikojë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për këtë çështje, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Jam munduar të marrë kontakt me të gjithë personat e caktuar, Kam marrë kontakt me Bankën e Shqipërisë dhe kam pasur fatin e madh që të shikoj që është bërë një shatërvan, dhe një hyrje nga pas dhe nga arkitektura s’di të them se si është bërë, pasi nuk marrë vesh.

Në fillim pretendonin që duhet ti tregoja dhe policit të dezhurnit që ti tregoja se pse duhet të takoja drejtorin e Bankës së Shqipërisë. E mu tha se ishte shumë i impenjuar. Kam pasur fatin e madh që në këto 10 ditë ta shoh në televizion shpesh.”, theksoi Çani.

Pas zbulimit të kësaj enigme, shtrohet pyetja kush e nxori jashtë vendit arin e Shqipërisë? Ka qenë trafik apo depozitim zyrtar në një bankë të sigurt? A ka mbetur ai i paprekur në Zvicër, dhe nëse po çdo bëhet me të? A qëndron shifra e artikuluar për 10 ton ar të larguar, nga Xhon Megou? Një mjegull në historinë e vendit por që dokumentet e fundit ndoshta nisin të qartësojnë diçka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...