Si arriti fermeri nga Shkodra që të punësoj veten dhe gjithë fshatin

Fermerët në të gjithë Shqipërinë tashmë kanë gjetur mbështetje te Fed Invest për të zgjeruar aktivitetet e tyre bujqësore përmes të cilave sigurojnë të ardhura për familjen, por njëkohësisht punësojnë edhe persona të tjerë.

Tashmë vit pas viti Fed Invest po zgjeron jo vetëm gamën e shërbimeve por edhe degët e reja të çelura pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Përmes këtyre degëve tashmë fermerët mund të marrin shërbime financiare, si: kredi, depozita, asitencë teknike, etj.

Një prej fermerëve që ka përfituar nga shërbimet e Fed Invest përmes degës në Koplik është edhe Prek Gjeloshaj, i cili që nga viti 2010, filloi aktivitetin e mbledhjes së produkteve të zonës për ti shitur ato në tregun e qytetit. Me kursimet e tij dhe me ndihmën e Fed ai hapi një pikë shitje, që sot njihet nga të gjithë si “Shporta e Recit”,

në buzë të rrugës nacionale, për të tregtuar aty prodhimet e zonës. Fillimi kishte pak vështirësi pasi pak njerëz ndalonin, por tani kjo pikë është një referencë si për turistët e huaj dhe për banorët e zonës që kërkojnë produkte bio të fshatit.

“Kam marrë disa herë kredi në FED Invest për aktivitetin tim, por sidomos kredia e parë më ka ndihmuar shumë sepse asnjë institucion nuk besonte në idetë e mia për biznes”, thotë z.Prek

Gjeloshaj, i cili tashmë ka një biznes të qëndrueshëm, të mirëorganizuar ku madje është në shërbim të komunitetit ku ai jeton, sepse mbledh të gjitha produktet e zonës përreth për ti tregtuar më pas në pikën e tij.

Sot në “Shportën e Recit” gjithkush që kalon mund të gjejë produkte të ndryshme të zonës si sherebela, lule balsami, mallage e zezë; mjaltë gështenjë të cilësisë së parë, ҫaj mali, por edhe fasule, arra e të tjera produkte.

Vlen për t’u cilësuar fakti se Gjeloshaj ka ngritur në pronësi të tij edhe një baxho djathi për prodhimin e djathit të bardhë dhe atij kaҫkavall, dhe përsëri është financuar nga FED

invest, ku kredia ka shërbyer për të blerë pajisje për prodhimin dhe stazhionimin e djathit në baxho. Ai tregon se në baxho punon e shoqja dhe dy persona të tjerë të fshatit fqinj. Tregu është kryesisht vendas por eksporton edhe në Kosovë e Malin e Zi. Furnizimin me

lëndën e parë “qumështin” e bën nga banorët e fshatrave përreth të cilën tregtimin e qumështit në baxho e kanë një mënyrë jetese e cila i siguron të ardhura për të mbajtur familjet.

Zona ka filluar që të zhvillojë aktivitet në rritje dhe mbarështimin e dhive ku produktet e tyre i tregtojnë në marrëveshje me grumbulluesit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...