“Shqiponja” në hyrje të Tiranës u hoq në kuadër të punimeve të unazës, përplasje Rama-Basha

Shqiponja dykrenare në hyrje të kryeqytetit nuk është më. Ajo u hoq ditën e shtunë.

Momumenti, që u vendos me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në vitin 2012, preket nga projekti për ndërtimin e “Unazës së re”. Sipas projektit, aty tashmë parashikohet të ndërtohet një mbikalim.
I pari në rrjetet sociale reagoi ish-kryeministri Berisha, që e cilësoi këtë një akt antikombëtar.

Po në rrjetet sociale, kryeministri Rama u shpreh:

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, sesa në rastin e kësaj ‘shqiponje’ në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund”.

Për heqjen e shqiponjës dhe statusin e Ramës nuk vonoi edhe reagimi i kryedemokratit Basha.

“Kur zgjedh për simbol hashashin, shqiponja kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën, çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve, është pa vlerë, ndaj shkatërron shqiponjën e

100-vjetorit të Pavarësisë për miliona euro që i jep një kompanie fantazmë dhe nën sekuestro”, shkruan Basha.


Top Channel

NARAÇI: SEZONI VEROR NË PEDIATRI E SHKODRËS I QETË

Në qytetin e Shkodrës nuk kanë munguar rastet me fëmijët që janë paraqitur çdo javë në pediatrinë e Spitalit me probleme të ndryshme shëndetësore....

FOTO/ Me një vajzë në krahë, Luizi zbulon se kush e bën biond

Fituesi i edicionit të dytë, të spektaklit televiziv "BBV", Luiz Ejlli, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat, tashmë pasi po përflitet...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Pse? Ermal Fejzullahu anulon dy koncerte në Itali

Ermal Fejzullahu ka anuluar dy koncerte në Itali. Lajmin...

FOTO/ Me një vajzë në krahë, Luizi zbulon se kush e bën biond

Fituesi i edicionit të dytë, të spektaklit televiziv "BBV",...

Luana Vjollca në një darkë romantike, por kush është fatlumi?

Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca është në qendër të vëmendjes...

Zbulohet “molla e sherrit” mes Luizit, Arbanës dhe Eduardit

Fituesi i spektaklit televiziv "BBV2", Luiz Ejlli ka...