Rama çon Metën në Kushtetuese

Krahas informacionit që Kryeministri Edi Rama do t’i japë Presidentit Ilir Meta të hënën për Sandër Lleshajn, socialistët kanë vendosur që në të njëjtën ditë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar që të interpretojë nëse

Kreu i Shtetit ka të drejtë të mos dekretoje një ministër.

Kërkesa për intepretimin e Kushtetutës u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga vetë Edi Rama, i cili vlerësoi se është e nevojshme që të shmangen precedentët me presidentët e tjerë, pasi, siç tha ai, me Ilir Metën është i bindur se

do të kuptohen.
Me dy anëtar, praktikisht Gjykata Kushtetuese është jashtë loje, por kryeministri ka bërë të qartë se nuk e ka me ngut dhe se përgjigjen e pret kur gjykata të jetë funksionale, me qëllim që rasti Lleshaj të mos përsëritet në të ardhmen.

Por, në debatin e hapur nëse një President ka të drejtë të refuzojë propozimin e Kryeministrit për një anëtar kabineti, qëndrimet janë të ndryshme. Alfred Moisu, i cili si

President ka pasur jo pak herë rezerva për propozimet që i vinin nga kryeministrat e kohës, Nano dhe Berisha, këshillon që Rama dhe Meta të ulen e të bisedojnë për të shmangur krizat.

Një ditë më parë, Presidenti lajmëroi se po e merr në konsideratë kandidaturën e Sandër Lleshit, që fillimisht nuk e bindi. Në lojë Ilir

Meta futi edhe kryetarin e Kuvendit, i cili duket se është në rolin e ndërmjetësit, ndërsa kryeministri përshëndeti kthesën e Presidentit.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur e Top Channel ‘shokon’ studion e Ed Manushit

Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel,...

Horoskopi javor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Mërkuri do të ndërveprojë me Jupiterin, për të të...

‘Nuk më respektoi, as unë nuk…’! Efi flet për sherrin me Luizin: Kurse për Kiarën…

Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live”...

Flet nëna e Dafinës që u mbajt peng nga burri: U njohën me dashuri. I thoshte mos hap perdet dhe mos …

Detaje tronditëse zbulohen për opinionin publik nga rasti i...