Martesa për “letra”…

Shteti zviceran ka dëbuar një çift kosovar pasi burri i kishte fituar “letrat” në Zvicër përmes një martese fiktive me një grua zvicerane, duke pasur në Kosovë një martesë paralele me një grua bashkëkombëse, pa pasur kurorëzim me të.

 

Autoritetet zvicerane arritën të zbulojnë se burri nga Kosova kishte martuar një zvicerane dhe në momentin që kishte fituar leje-qëndrimin, ishte ndarë nga ajo, dhe kishte kërkuar bashkim familjar me një grua nga Kosova, për të cilën kishte deklaruar se e kishte martuar pas ndarjes me zviceranen.

 

 

Por, përveç gruas, burri nga Kosova bashkim familjar kishte kërkuar edhe për vajzën e tyre të vogël, për të cilën pretendonte se nuk ishte vajza e tij, por e gruas kosovare të cilën e kishte martuar rishtas, pas ndarjes nga zvicerania.

 

 

Autoritetet zvicerane, duke besuar se burri kishte qenë i martuar në Kosovë gjatë kohës sa ishte i martuar edhe në Zvicër, kishte kërkuar që vajzës së tyre të vogël t’i bëhej testi i ADN-së, për ta vërtetuar nëse ajo vërtet nuk ishte fëmijë i kosovarit që tash po kërkonte kinse ta birësojë vajzën.

 

 

Çifti kosovar kishte refuzuar që vajzës së vogël t’i bëhet testi i ADN-në për vërtetim të atësisë, dhe kjo kishte bindur edhe më tepër autoritetet zvicerane, në dyshimin e tyre, se çifti kosovar kishin qenë të martuar e edhe kishin pasur një fëmijë, derisa burri ishte i martuar zyrtarisht me zviceranen, që në realitet ishte një martesë fiktive, sa për të rregulluar statusin e lejeqëndrimit.

 

 

Burri nga Kosova në prill 2014, ishte shkurorëzuar me shtetasen zvicerane, dhe në gusht të të njëjtit vit kishte bërë kurorëzim me një kosovare, e cila jetonte në Kosovë, dhe kishte një fëmijë katërvjeçar.

 

 

Këto rrethana me intervale të shkurtra ndërmjet martesës, dhënies së lejes së qëndrimit, dhe divorcit nuk u kaluan pa u vënë re nga Zyra e Migracionit në Cyrih.

 

 

Zyra e Migracionit vlerësoi kështu probabilitetin shumë të lartë se në këtë rast ekziston një martesë fiktive, domethënë që burri gjatë martesës së parë kishte një marrëdhënie paralele me gruan e dytë në Kosovë dhe ai ishte babai i vajzës së saj.

 

 

Kjo kishte bërë, që Zvicra t’ia marrë lejen e qëndrimit çiftit kosovar dhe t’i dëbojë ata për në Kosovë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...