“Mali i harrum” Një histori shqiptare, ku xhirimet janë bërë në Theth

Filmi “Mali i harrum” ka përfunduar xhirimet dhe ka bërë bashkë më role aktorë nga Shqipëria dhe Kosova. Me skenar dhe regji nga Ardit Sadiku filmi sjell një histori shqiptare, ku pasiguria ekonomike dhe humbja e pronës krijojnë jo pak probleme.

 

Regjisori Sadiku tregon se për të shkruar skenarin gjithçka nisi kur takoi një të moshuar, që nuk po gjete rehati pasi kishte mbetur pa shtëpi si rezultat i humbjes së pronës.

 

“Për shkrimin e skenarit më bënë përshtypje problemet e njerëzve, si pamundësia për të marrë vendime, pasiguria ekonomike, që i shkakton ankth dhe keqmenaxhimi i marrëdhënieve. Kjo temë lidhet me humbjen e pronës dhe u intrigova për ta realizua për një audiencë filmi”, tregon regjisori Sadiku. Në role janë Xhevat Qorraj, Fatlume Bunjaku, Kastriot Shehi, Merita

 

Gjyriqi, Agron Disdari, Igballe QenaAgron Shala, etj. Në filmin “Mali i harrum” bëhet fjalë për një të moshuar në pension, që e gjen vendin jashtë shtëpisë së tij nga djali tij i papunë. Pasi e humb pronën mbështetet te vajza edhe te dhëndri.

 

Sipas regjisorit Ardit Sadiku, ata udhëtojnë në Alpe ku dhëndri ka shtëpinë , në një përpjekje për të gjetur edhe paqen shpirtërore. “Filmi i vendos ngjarjet në ambient, me arkitekture tradicionale shqiptare për

 

t’iu përshtatur asaj, që kisha menduar në film” tregon regjisori, që ka në role aktorë nga Kosova dhe Shqipëria. Regjisori tregon se aktorët janë përzgjedhë me qëllim të jetësimit të skenarit sa më mirë, pasi është shkruar në dialektin geg. “Aktorët e filmit tim janë nga Veriu i Shqipërisë dhe Kosova për shkak dhe të skenarit në dialektin geg, pra personazhet ti përshtaten skenarit dhe ambientit”, pohon regjisori Sadiku.

 

Drama shqiptare në film

 

Një histori shqiptare në film ku xhirimet janë bërë në fshatin Theth të Shkodrës. Ky film i regjisorit Ardit Sadiku vjen pas atij me titull “Jeta Mes Ujërave”, por vështirësitë nuk janë të pakta me realizimin, edhe pse pohon se është një punë që i fal kënaqësi. “Puna me filmat është aq sa është bukur edhe e vështirë, por unë e shoh si detyrë më shumë se sa punë. E shijoj periudhën e xhirimeve dhe vetëm filmi më jep mundësinë me artikuluar qartë imazhet që kam në mendje”, tregon regjisori Sadiku.

 

Një vit më parë në Tiranë regjisori Ardit Sadiku solli premierën “Jetë Mes Ujërave”. Ndryshe nga filmi që po punon tani, premiera “Jeta Mes Ujërave” sjell një dramë që ka si temë jetën e një mekaniku të pakënaqur dhe gruan e tij të papunë që përballen me zhdukjen e papritur të vajzës së tyre. Ngjarjet filmi i vendos në Tiranë në një zonë urbane. Edhe për këtë film regjisor tregon se skenarin e ka shkruar në një formë që mund të xhirohej kudo pasi tema nuk lidhet shumë me vendndodhjen. “Në këtë film kam trajtuar mungesën e komunikimit, keqmenaxhimin, dëshirën për të mos punuar gjë që është shumë e theksuar në ish-vendet komuniste,

 

rinia që kërkon të emigrojë për arsye ekonomike, duke harruar që ndryshimi i mentalitetit ka më shumë rëndësi sesa ndryshimi i vendndodhjes”, tregon regjisori Ardit Sadiku. Në film Agimi është kryefamiljari luajtur nga Kastriot Shehi, një baba që vetëm punon duke menduar që ka përmbushur detyrat familjare. Drita është kryefamiljarja e luajtur nga Jorida Meta, ajo është e papunë e kapur nga rutina e përditshme dhe padëshira për të bërë diçka.

 

Ermela është vajza e luajtur nga Enxhi Cuku, ajo studion për piano dhe është shumë e dhënë pas rrjeteve sociale. Në shtëpi ajo përballet me të ëmën, që i cakton detyra, ndërsa babain e sheh rrallë, pasi ai i shmanget shtëpisë. Aktorë të tjerë në role janë edhe Klodian Hoxha, Ermela Ruri, etj. Pas kësaj drame, tashmë pritet premiera e filmi “Mali i harrum” me të tjera mesazhe për shoqërinë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...