Edhe pse punonte kamariere, vajza e një emigranti hyri në historinë e SHBA

Alexandria Ocasio-Cortez është një emër që duhet ta mësoni, pasi ajo hyri në historinë e Amerikës duke u bërë kongresmenja më e re, në moshën 29-vjeçare.

Kjo është hera e parë që ajo kandidon dhe e nisi fushatën ndërsa punonte si kamariere. Në qershor në zgjedhjet për kongresin në disa qarke ajo fitoi 57% të votave dhe madje fitoi edhe një qark për të cilën nuk synoi të kandidonte.

Vajza e një emigranti nga Puerto Rican, Ocasio-Cortez ka bërë fushatë për çdo gjë, nga heqja e ligjeve të emigracionit te universitetet publike falas. Ajo gjithashtu ka punuar më parë si një organizatore për fushatën presidenciale të Bernie Sander.

“Kur e nisa mendoja se nuk do ta fitoja. Sidomos kur isha në fillim, ka shumë inatçinj, që thonë “Kush je ti? Je thjesht një kameriere duke kandiduar për Kongres”. Kjo ishte e vërtetë.

Kush mendoja se isha unë? Kur kaq shumë njerëz ta thonë këtë, mund të zhytesh. Shoqëria jonë i ul njerëzit në sasinë e parave që ata bëjnë dhe pozicionin e tyre profesional, që është shumë demoralizuese.

E dija që unë isha një edukatore, e dija se isha organizatore … E dija se ajo që po bënim ishte e drejtë.

Gjithmonë kam qenë e bindur se ajo që po bëja ishte gjëja e duhur. Por më duheshin muaj, muaj dhe muaj për të bindur veten dhe për të bindur të tjerët se isha zgjedhja e duhur”, tha Alexandria për “Elle”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...