Aktori Zef Jubani (1910-1958)

Zef Jubani (1910-1958). Aktor. Lindi ne Shkoder. Qysh kur ndoqi shkollen e jezuiteve ne qytetin e lindjes, mori pjese ne shfaqjet e organizuara prej saj, duke dale ne skene per here te pare me 1925.

Ne vitet 30 u aktivizua si aktor amator ne grupet teatrore te shoqerive te njohura kulturore “Vllaznia” dhe “Bogdani”, sikurese ishin shfaqjet:

Rruga e humnerave, Fonti i shpatave, Moisi Golemi-princi i Dibres, Dy princa per nje vajze, Kthimi i Gjergj Kastriotit ne Kruje etj. Pas disa shfaqjesh qe u pergatiten nga grupi qendror i teatrit prane Shtepise se Kultures Shkoder, me 1949, ai ishte nder aktoret themelues te teatrit “Migjeni” te Shkodres.

Shpejt u be aktori kryesor, me rolet e protagonisteve, ne skenen e ketij teatri. Ne 40 figura artistike qe krijoi me mjeshteri, spikati posacerisht ne shfaqjet e pjeseve nga dramaturgjia shqipe, si:

Shtate shaljanet, Kthimi, Agimi, Kunora e Nuries, kurse nga dramaturgjia boterore interpretoi ne rolet kryesore ne pjeset Tartufi e Molierit, Sherbetori i dy zoterinjve e Goldonit, Berber ii Seviljes e Bomarshese, Nora e Ibsenit etj.

Nje nga figurat mbreslenese te tij ishte ajo e Tuc Makut ne dramen Toka jone te Kole Jakoves, me 1954.

Konceptimi i figures, sado qe ne tone sarkastike, erdhi me nje dramacitet te ndjeshem, duke i meshuar kundershtite sociale qe ajo perfaqesonte ne konfliktin e ndezur politik te vepres.

Ai u kujdes qe personazhi te ishte sa me i besueshem ne veprimet e tij tinezare, duke zbatuar parimin e zbulimit gradual te fshehtesive dhe prapthinave te tij e duke kaluar

natyrshem nga gjendja e vetesigurise dhe e tjetersimit, si sjellje e dyfishte, te paniku dhe shfaqja e drejtperdrejte e karakterit te Tucit.

Me 1952, ai njemendesoi figuren e veshtire moleriane, Harpagonin, ne komedine Koprraci. Me kete rol mberriti ne kulmin interoretativ te karrieres artistike si dhe te teatirt “Migjeni” te asaj kohe, sikunder, nga ana tjeter, shenon nje nga pikat me te larta te aktrimit shqiptar pergjithesisht.

E vecanta e misherimit aktorial te Harpagonit ishte trajtimi ne nje satire te mprehte e te pameshirshme, deri ne nje grotesk rreqethes, ku e keqja shkaktonte frike e tmerr. Shemtimi shpirteror, i bashkeshoqeruar ,

nga shemtimi fizik i personazhit, perkonin me konceptin e aktorit per te stigmatizuar te shemtuaren dhe te ulten qe perfaqesonte Harpagoni.

Loja e orientuar nga nje kah i tille theksoi enkas rrafshet “dramatike” e “tragjike”, zymtimin, egersine, vrashdesine dhe rrezikshmerine e kesaj figure, duke perjashtuar elementet e lehta e speculative te humorit per humor, perkundrazi duke e mbajtur ne nje sarkazem therese.

Fuqia e interpretimit aktorial te Z.Jubanit ne rolet e shumta qe realizoi, shquhet per tjetersimin e plote te vetvetes ne figure, per perthyerjet dhe larmine intonative, per plastiken dhe mimiken ekspresive,

per vrullimin emocional dhe temperamentin shperthyes, per energjite e levizjes dhe shprehesine e gjestit, po ashtu per pershtatshmerine e larte ndaj gjendjeve dhe karakterit te veprimit. Keto veti e kane bere ate nje nder aktoret me ne ze te teatrit shqiptar.

Jeta e Z.Jubanit u fik shpejt, ende pa mberritur te pesedhjetat, madje ai vdiq ne shkallet e teatrit “Migjeni”, me 1 dhjetor 1958, nje dite para premieres se operes se pare shqiptare Mrika te Prenk Jakoves ne te cilen ishte angazhuar edhe vete. Mban titullin “Artist i Popullit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...