Të rinjtë duan të ikin! Gallup: Shqipëria, me normën më të lartë në botë

Për shumë vite me radhë, mosha e re e popullsisë është konsideruar nga ekonomistët si shpresa më e madhe e Shqipërisë drejt zhvillimit të shpejtë ekonomik. Por, kjo shpresë po shuhet!
“Dua të iki sa më parë.

E kam menduar të iki në Gjermani”, tha një i ri shqiptar.

Sipas një vrojtim të “Gallup”, 79 për qind e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria. Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura.

Ndër vendet e rajonit, shifra e dytë më e madhe vihet re në Bosnje-Hercegovinë, me 62 për qind, e më pas Maqedonia me 51 për qind, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi, pjesa e të rinjve që duan të largohen është më e ulët se 50 për qind.

Por, pse të rinjtë shqiptarë duan ta braktisin vendin e tyre?

“Sepse nuk ka punë, sepse është shumë e vështirë jetesa”, thotë një tjetër i ri.
Sipas INSTAT-it, në tremujorin e dytë të vitit papunësia për moshat nga 15-29 vjeç ishte 22.6 për qind, gati dy herë më e lartë sesa papunësia mesatare. Por, më shumë sesa mungesa e punës, të rinjtë i largon humbja e shpresës.

“Sepse këtu nuk ka të ardhme”, tha një e re shqiptae.
Mes të rinjve ka dhe nga ata që e shohin të ardhmen në Shqipëri. Por kjo është pakica…

“Sepse po ikëm ne, kush do të qëndrojë këtu?”, tha një i ri.

Largimi i të rinjve po shndërrohet në një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë, një fenomen

që ka pasoja të mëdha negative për të ardhmen e ekonomisë, financave publike, por edhe në rrafshin social.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...