SKËNDERBEU BASHKON GREKË E SHQIPTARË NË ATHINË

Mundet që marrëdhëniet midis Greqisë e Shqipërisë të jenë tensionuar ditët e fundit. Por figura e Skënderbeut ka mbledhur në Athinë grekë e shqiptarë, për të eksploruar e parë gravura e libra që lidhen me veprën madhore të heroit tonë kombëtar.

Ishte një veprimtari mjaft cilësore, e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë, në bashkëpunim me bibliotekën Gennadius, një nga institucionet emblematike në Greqi.

Të pranishëm, bashkatdhetarë emigrantë, miq grekë të Shqipërisë, studiues, përfaqësues të artit e të kulturës helene, por edhe të trupit diplomatik të akredituar në Greqi.

Gjatë veprimtarisë u prezantua libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeta dhe vepra”, i studiueses Maki Paizi Apostolou, botuar këtë vit në Greqi.

Drejtori i Muzet Historik Kombëtar, Dorian Koçi, mbajti kumtesën “Skënderbeu dhe Europa”.Përshëndeti ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari.Të pranishmit vizituan ekspozitën e hapur në sallën e studimit të Bibliotekës.

Aty do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 30 nëntor, hartat e vjetra të koleksionistit grek Jorgos Kolomihalis, libra të shekullit të 15-të nga koleksionistja angleze dhe mike e Shqipërisë, Patricia Nogee (Patrisia Nuzh), si dhe libra, gravura e kartëpostale, pjesë e koleksionit të Bibliotekës Genneadus.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...