“Në kërkim të lumturisë”, filmi fantastik i mesazheve të fuqishme motivuese.

Ka kaluar më shumë se një dekadë nga dalja e filmit “Në kërkim të lumturisë” me aktorin e famshëm ëill Smith, por sërish është një nga filmat e ngulitur fort në mendjen time si një ndër më të bukurit dhe më motivuesit.

Më poshtë do të lexoni disa nga thëniet e përdorura në të që padyshim do e bëjnë ditën tuaj më të bukur.

1. Mos lejo askënd të të thotë se ti nuk mund ta bësh diçka. As mua. Nëse ke një ëndërr, duhet ta mbrosh atë. Njerëzit që të thonë se ti s’mund ta bësh diçka, janë ata që s’mund ta bëjnë dot atë gjë vetë. Nëse do diçka, përpiqu dhe arrije.

2. Hidhi hapat dhe ec përpara. Mos fol shumë, por ec drejt suksesit. Ecja nuk ka pse të jetë me milje të tëra. Edhe hapat e vegjël si një fëmijë, e kanë rëndësinë e tyre.

3. Pasuria mund të jetë edhe ajo sjellja me mirënjohje, në të cilën ne i kujtojmë vetes sonë përditë për të llogaritur bekimet tona.

4. Bota është si një guaskë deti. Të takon ty t’i gjesh perlat.

5. Unë nuk jam ajo çfarë më ndodhi mua. Unë jam ai që zgjedh të bëhem.

6. Ishte dikur një burrë që po mbytej dhe aty kaloi një varkë. Burri në varkë e pyeti burrin që po mbytej : “A do ndihmë?”, por ai ia ktheu “Zoti do të më shpëtojë mua”. Një varkë tjetër erdhi dhe një burrë u përpoq ta ndihmonte, por ai ia ktheu :

“Zoti do të më shpëtojë mua”. Por ai u mbyt dhe shkoi në parajsë. Më pas, i tha Zotit : “Zot, pse nuk më shpëtove?”, ndërsa Zoti ia ktheu : “Unë të nisa ty dy varka”. Ndaj, shfrytëzojini gjithë mundësitë që ju jepen në kohën e duhur.

7. Ndoshta lumturia është diçka që ne vetëm e kërkojmë dhe pavarësisht gjithçkaje, nuk mund ta kemi.

8. E njoha babanë tim për herë të parë, kur isha 28 vjeç. Aty vendosa se kur të kisha fëmijë, fëmijët e mi do ta dinin se kush ishte babai i tyre…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...