File Gjeloshi, artistja e madhe shkodrane që nuk u nderua me asnjë titull zyrtar

Këngëtarja e mirënjohur e këngës popullore shkodrane File Gjeloshi, e cila ndërroi jetë qershorin e këtij viti, ndonëse një zë i rrallë e cila këndoi perlat e muzikës shqiptare,

nuk mori asnjëherë ndonjë titull zyrtarë nga ana e shtetit, por titullin e një artisteje të madhe ja dha gjithmonë publiku, raporton KultPlus.

E këndoi si rrallë kush këngën popullore shkodrane, e shumë e shumë perla të tjera të muzikës shqiptare. File Gjeloshi përjetësoi me zërin e saj. Ajo u bë e njohur që në moshën 15-vjeçare për publikun shkodran.

Këngëtarja shkodrane shkëlqeu jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe në dhjetëra skena të qyteteve të ndryshme të botës, por kjo nuk mjaftoi që ajo të merrte qoftë edhe një titull zyrtar nga shteti i vendit të saj, ku ajo i kushtoi shpirtin dhe zërin e saj.

Vëllai i saj Gjon Gjeloshi, ka deklaruar se, ndonëse File Gjeloshi ishte një ndër këngëtaret e para në Shkodër, ajo asnjëherë nuk u dekorua me asnjë titull nga ana e institucioneve,

duke e lënë në harresë punën dhe zërin e saj të mrekullueshëm, i cili për publikun shqiptar e sidomos atë shkodran do të mbetet i pazëvendësueshëm.

Këngëtarja e mirënjohur e këngës popullore shkodrane File Gjeloshi, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në një apartament modest në qytetin e Shkodrës më 20 qershor të këtij viti.

Këngët e saj të regjistruara do të mbesin përherë kujtim për brezat e ardhshëm, duke dëshmuar një artiste me vlera të mëdha që kishte Shkodra e gjithë shqiptarët.

Dhunohej nga burri i saj, shqiptarja rrëfen tmerrin: Më mbante peng dhe…

Autoritete greke kanë marrë dëshminë e 22-vjeçares Dafina Kurti, e cila dhunohej dhe u mbajt prej dy vitesh peng në shtëpi nga bashkëshorti i...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më aktivë në rrjete sociale, ku ndan vazhdimisht episode nga përditshmëria e saj. Së fundmi, moderatorja ka ndarë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...