Pesë mësime që njerëzit zakonisht i mësojnë shumë vonë

Ekzistojnë shumë mësime të cilat i mësojm përgjatë jetës. Nganjëherë dëshiroj që disa prej tyre t’i kisha mësuar më herët.

 

 

Këto janë pesë mësimet të cilat do të kisha dashur t’i mësojë më herët:

 

 

1. Përfundi zemërimit gjithmonë qëndron frika

Zemërimi është një emocion negativ i cili zakonisht nuk shkaktohet nga diçka jashtë teje. Në fakt, ai vjen nga përbrenda. Nëse jeni të zemëruar, mund të jetë e dobishme të shikohet se çfarë e shkakton atë. Pas kësaj ju mund ta pranoni dhe njihni atë, gjë që do të ju bëjë të mundur të vazhdoni tutje.

 

 

2. Shprehitë tona të përditshme e formësojnë veten tonë

Mënyra më e thjeshtë dhe më e fuqishme për ta ndryshuar veten, ose madje edhe për ti arritur synimet, është ti ndryshosh shprehitë e përditshme. Mund të marrë kohë, por nëse kaloni përmes këtij procesi, ju mezi do ta njihni veten.

 

 

3. Emocionet duhet të praktikohen

Ne zakonisht mendojmë që për tu bërë i mirë në diçka, duhet ta praktikojmë atë. Por rrallë herë mendojmë që edhe emocionet tona janë njësoj. E vërteta është që ju mund ta praktikoni vetë – ndërgjegjësimin, humorin, po aq lehtë sa mund ta bëni me zemërimin.

 

 

4. Secili e ka agjendën e vetë

Ne të gjithë i kemi ëndërrat dhe pritjet tona. Nuk mund t’i kontrolloni njerëzit dhe të prisni që ata t’ju vënë juve para vetes së tyre.

 

 

5. Arritja e synimeve kurr nuk mund të jetë aq përmbushës sa edhe udhëtimi

Nëse nuk jeni të aftë ta shijoni udhëtimin me ata që ju rrethojnë, atëherë qëllimi final bëhet i pakuptimtë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00...

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...