Mish e raki në shkollë? Nikolla-Boçit: Ke zell të admirueshëm për baltë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka reaguar pas publikimit të disa fotove nga deputeti i PD, Luciano Boçi, i cili shprehej se në një shkollë

të Skraparit nxënësit hanin mish të pjekur dhe pinin raki.

Statusi i plotë i Nikollës në facebook:

Ja e vërteta mbi fotot e publikuara nga deputeti i PD, që shpifjen e ka kthyer në tiparin e tij dallues sa herë flet apo shkruan.

Fotot që serviren me komentet denigruese, nuk janë bërë në ditë mësimi dhe as me nxënës apo mësues të shkollës.

Bëhet fjalë për shkollën (me një klasë të vetme) vartëse në fshatin Çorrotat, e cila në 15.02.2018 është mbyllur

për arsye sigurie. Bashkia Skrapar ka bërë ndërhyrjen për ta sjellë në kushte për vijimin normal të mësimit.

Kryeplaku i fshatit, z. Albert Paja, ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij për tre nxënësit dhe mësuesin e tyre.

Pas përfundimit të punimeve, kryeplaku i fshatit ka shtruar një drekë për punëtorët dhe prindërit, të cilët kontribuan për meremetimin e shkollës-klasë.

Ja se si gënjeshtra dhe shpifja e sjell këtë foto të bërë në shkurt të 2018-ës, kur shkolla-klasë nuk funksiononte si e tillë, sikur është sot.

Madje, edhe personat në foto bëhen mësues apo nxënës.

E lehtë z. Deputet. Meqenëse tre nxënësit e shkollës janë të vegjël, shih me kujdes se mos dallon mësuesin.

Mirëpo, një gjë duhet ta dini z. Deputet: arsimin në “hell” nuk e çon dot balta që prodhon ti me një zell të admirueshëm, që tregon qartë se interesi juaj nuk është arsimi, por rreshtimi politik në PD.

Tani ju lutem lexojeni dhe një herë statusin dhe shikoni se sa i aftë dhe i përgjegjshëm është ky deputet.

Historia e dhimbshme: Shoqja me të cilën luaja, nuk e dija që ishte motra ime (Video)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ishte e ftuar Feride Tahiri, e cila tregoi një histori të pazakontë.   Ajo është nga...

“Ti sillesh si lo** o varileshëse” – Degradon debati mes Antonelës e Big Mama: S’ke faj, se ke kaluar në post-menopauzë

Antonela Berisha ka reaguar pas deklaratës së Big Mamës ku tha se ajo nuk ishte artiste. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një loje...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Kjo është artistja e vetme shqiptare që kryeministri Rama ndjek në Instagram (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është aktiv në të gjitha rrjetet...

Ndahet nga jeta nga semundja e rende vajza e shrimtarit te madh Shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija...