Historia e trishtë e 7-vjeçarit që vuan nga plakja e parakohshme, nëna e tij apel për ndihmë: Djali qan gjithë natën nga dhimbjet!

Duket se jeta është treguar e padrejtë për Ezelin, 6-vjeçarin nga Lezha i prekur nga një sëmundje e rrallë që e bën atë të duket si një i plakur. Ndoshta ky vogëlush përbën rastin më unik në vendin tonë, pasi sindroma “Gliford Progeris” është një sëmundje që prek një në katër milionë fëmije në botë.

 

 

Sëmundja e vështirë për një fëmijë 7-vjeçar nga Lezha dhe pamundësia ekonomike e prindërve të tij për ta kuruar siç e ka të nevojshme fëmija ka bërë që nëna e të voglit Marsela Korra të apelojë për ndihmë. Ajo kerkon ndihme per kurimin e femijës se saj që vuan nga plakja e parakohshme.

 

 

“Ai ankohet gjithë natën, qan, e kam çuar nëpër spitale për vizitë. Djali vuan nga plakja e parakohshme, sindromë gjenetike. Djali nxjerr shkumë nga goja kthen duart, e kemi çuar disa herë me urgjencë te Nëne tereza, në privat nuk kemi mundësi.

 

 

Bëjnë 200 mijë lek vetëm analizat e djalit me i marrë këtu me i çu jashtë shtetit. Unë kujdesem për djalin, ndërsa burri del e punon. Ai pin tan natën merr dy bidona kosi nuk ha gjellë fare. 97 mijë lek ai 97 mijë lek unë nuk dalin veç bebilina. Kam 7 vite që bëj gjumë rehat me biberon në gojë mam jam sëmurë jam sëmurë. Kush mundet me më ndihmu, nuk duam gjë tjetër. Nëse djali shkon jashtë mund të bëhet rob, mund të eci ka nevojë për terapi”, u shpreh nëna e Ezelit me lot në sy.

 

 

Prindërit e Ezelit por edhe 4 fëmijëve të tjerë, Denis dhe Marsela Korra nuk munden të bejnë asgjë nga pamundësia ekonomike për ta shëruar djalin e tyre, nëna Marsela, nuk mund të flasë dot nga lotët. Ajo tregon edhe për gjendjen e veshtirë financiare.

 

 

Nëna e vogëlushit thotë se vizitat nëpër spitalet e Kryeqytetit nuk i kanë dhënë asnjë shpresë për kurimin e Ezeli, duke i sugjeruar spitalet private, por veshtirësite e tyre ekonomike nuk e mundësojnë diçka të tille,

 

 

Prindërit e Ezelit po kalojnë një betejë të fortë për të shëruar të birin, por thonë se nuk do dorëzohen kurrë. 7 anetarët e familjes Korra jetojnë në një ambjent me qera të siguruar nga Bashkia në Lagjen “Skenderbeg”, por që kushtet janë tepër të vështira.

 

 

Kryefamiljari Denisi është i papune ashtu si edhe bashkëshortja e tij, ndërsa përballet çdo ditë me vështirësite për tiu siguruar bukën e përditshme 5 fëmijëve të tyre, njeri prej tyre Ezeli.

/fax news/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...